Hakeri 16-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, bëri disa sulme kibernetike në sistemin kompjuterik të bashkisë Umea, qytet në perëndim të Suedisë në mënyrë që të identifikohen dështimet e mundshme në sistemin e ..
Një gjykatë në Suedi ka dënuar një haker 16-vjeçar me një gjobë prej gjysmë milion krona (57,500 dollarë) për shkak të sulmeve kompjuterike, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT, hakeri 16-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, bëri disa sulme kibernetike në sistemin kompjuterik të bashkisë Umea, qytet në perëndim të Suedisë në mënyrë që të identifikohen dështimet e mundshme në sistemin e sigurisë.
Është deklaruar gjithashtu se si pasojë e sulmeve kibernetike ishin bllokuar plotësisht sistemet kompjuterike të administratës së baskisë dhe autoritetet bashkiake u detyruan të ndryshojnë më shumë se 100 kode.
Administrata e qytetit më pas ka paraqitur një ankesë penale kundër hakerit, ku më pas u identifikua si autori i sulmit një 16-vjeçar. Gjykata suedeze e ka ndëshkuar atë me gjysmë milion krona.
Hakeri i ri tha se sulmet janë kryer në mënyrë që të identifikohen dështimet e mundshme kur është fjala për sigurinë e administratës në internet, dhe se administrata e qytetit duhet të punojë në përmirësimin e sigurisë dhe jo të kërkojë dënimin e tij./AA