Ja çfarë bënë kësaj gruaje çifute besimtarët musliman

0
3053

Përmes një postimi në Facebook një grua ka përshkruar se si asaj i kanë dal në ndihmë dy burra musliman, kur makina e saj ishte prishur.

Susan Frankel, mësuese në San Fracisko ishte duke shkuar në qytet kur makina e saj ishte prishur. Derisa ajo ishte duke pritur për mjeshtër, një djalë i ri i kishte trokitur në xhamin e makinës duke i thënë: A të duhet ndihmë?

Ajo u tha në rregull, pasi servisi i makinës ishte rrugës, por ai shkoi në pompën e benzinës për të sjell pak gas.

Ajo shkruan: “Pak minuta më vonë, ai erdhi duke vrapuar me një ganister gaz. Unë hapa dritarën në gjysmë, ai eci rreth makinës time, dhe i futi gaz makinës time. Ai së bashku me shoktë e tij panë, se problemi nuk ishte me gazin por me baterinë. Ata shtyen makinën time sa para andej për ta lidhur me një makinë tjetër për të furnizuar baterinë.” Ajo tregon se ata i rregulluan makinën dhe që ajo donte tu jepte një shpërblim por ata nuk kishin pranuar. Ajo u kishte dhënë 40 dollarë për dark por ata si kishin pranuar. Ata kishin thënë: “Ne jemi musliman dhe është detyra jonë të ndihmojmë”.

Ajo i ka thënë IlmFeedit se shumica e muslimanëve janë njerëz të mirë. “Krishterizmi, Juadizimi dhe Islami kanë më shumë të përbashkëta se dallime. Ne duhet të pyesim veten dhe mendojmë në mënyrë kritike rreth imazheve dhe retorikës me të cilën na bombardon media neve” ka thënë ajo.
Kjo është postimi saj i plotë: https://www.facebook.com/susan.frankel/posts/10154471839006092