ISLAMI FEJA ME PËRHAPJE MË TË SHPEJTË NË EVROPË

Gjatë njëzet vjetëve të fundit numri i muslimanëve është duke u shtuar vazhdimisht. Statistikat tregojnë se në vitin 1973 në botë kishte 500 milionë muslimanë. Tani ky numër ka arritur shifrën 1.5 miliardë. Sot çdo i katërti person është musliman. Është e mundur që popullata muslimane do të vazhdojë të rritet dhe se Islami do të bëhet feja më e madhe në botë. 

Asyeja për këtë rritje të vazhdueshme nuk qëndron vetëm në rritjen e popullsisë në shtetet islame, por edhe te numri i shtuar i atyre që pranojnë Islamin, një fenomen që mori hov, sidomos pas sulmeve të 11 Shtatorit në Qendrat Tregtare Botërore. Sulmi në fjalë tërheqi vëmendjen e njerëzve tek Islami. Njerëzit në Perëndim po diskutojnë me të madhe se çfarë lloj feje është Islami, çfarë predikon Kur’ani, çfarë obligimesh ka muslimani, dhe se si duhet të sillen muslimanët në jetën e tyre të përditshme?! Natyrisht se ky interesim ka qenë shkak për rritjen e numrit të atyre që e pranojnë Islamin. Në këtë mënyrë, thënia që u bë e zakonshme pas 11 Shtatorit se “ky sulm do të ndërrojë rrjedhën e historisë së botës” në njëfarë mënyre është provuar si e vërtetë. 

Natyra e jashtëzakonshme e asaj që është duke ndodhur mund të shihet në zhvillimet që janë bërë lidhur me këtë trend, të cilat kanë filluar të lexohen në gazeta ose të dëgjohen në raporte televizive. Këto zhvillime që raportohen në përgjithësi si elemente të agjendës ditore, aktualisht janë indikacione shumë të rëndësishme se vlerat morale islame kanë filluar të përhapen me shpejtësi në tërë botën. Ashtu si në vende tjera edhe në Evropë, Islami është në një rritje të shpejtë. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen, më tepër në vitet e fundit, siç evidentohet prej shumë temave, raporteve dhe artikujve “për vendin e Islamit në Evropë” dhe “për dialogun mes shoqërisë evropiane dhe asaj islame”. Rrënjët e këtij interesimi qëndrojnë në rritjen e vazhdueshme të popullatës muslimane, e cila nuk është shkak vetëm i emigrimit. Përderisa emigrimi ka pasur rol të rëndësishëm në shtimin e popullatës muslimane, shumë hulumtues kanë theksuar një arsye krejt tjëtër: Përqindja e lartë e konvertimit. Në një emision që titullohej “Islami është feja me rritje më të shpejt në Evropë”, i cili u shfaq në kanalin NTV News me datën 20.06.2004, dikutohej mbi një raport të nxjerrur nga Shërbimi Sekret Francez. Ky raport deklaronte se numri i atyre që po konvertohen në Islam në shtetet perëndimore është rritur edhe më tepër, veçanërisht pas sulmeve të 11 Shtatorit. Për shembull, mumri i të konvertuarve në Islam në Francë u rrit për 30.000 deri në 40.000 vitin e fundit. 

Kisha katolike dhe ngritja e Islamit

Kisha katolike e Romës me qendër në Vatikan është njëra prej institucioneve që përcjellë trendet e konvertimit. Një nga temat kryesore gjatë takimit të tetorit 1999 në Këshillin Evropian të Kishës, në të cilin morën pjesë gati i gjithë kleri katolik, ishte pozita e kishës në Mileniumin e Ri. Diskutimi kryesor i konferencës ishte përhapja e shpejtë e Islamit në Evropë. Gazeta “The National Catholic Reporter” raportoi se disa individë radikal deklaruan se mënyra e vetme për të parandaluar forcimin e muslimanëve në Evropë është të stopohet tolerimi i muslimanëve dhe i Islamit. Disa individë tjerë, të cilët ishin më të arsyeshëm dhe më objektiv, theksuan faktin se meqë të dy fetë besojnë në një Zot, nuk duhet të ketë vend për konflikt ose luftë në mes tyre. Në një sesion kryepeshkopi nga gjermania Karl Lehman nënvizoi se në Islam ka më tepër pluralizëm të brendshëm së sa vërehet nga shumë të krishterë dhe se deklaratat e radikalëve për Islamin nuk kanë bazë në vërtetësi. 

Konsiderimi i pozitës së muslimanëve me rastin e shqyrtimit të pozitës së kishës në mileniumin e ri ishte mjaft e natyrshme, sepse një analizë e Kombeve të Bashkuara tregonte se në mes të vitit 1989 dhe 1998 popullata muslimane e Evropës u rrit 100 %. Raportohet për 13 milionë muslimanë që jetojnë në Evropë. 3.2 milionë në Gjermani, 1 milionë në Britani të Madhe, 4-5 milionë në Francë dhe pjesa tjetër e shpërndarë në vende tjera të Evropës, sidomos në Ballkan. Shifra paraqet më tepër se 2 % të popullsisë totale të Evropës. 

Po ngritet vetëdija fetare e muslimanëve në Evropë

Hulumtimet kanë zbuluar gjithashtu se krahas shtimit të numrit të muslimanëve është duke u ngritur edhe vetëdija fetare e muslimanëve. Sipas një kërkimi të drejtuar nga gazeta franceze “La Monde” në tetor 2004, shumë më tepër muslimanë kryejnë faljen, shkojnë në xhami si dhe agjërojnë në krahasim me të dhënat e marra në vitin 1994. Kjo dukuri shihet më tepër në mesin e studentëve në universitete. 

Në një raport të bazuar në shtypin e huaj në vitin 1999, revista turke “Akt?el” deklaroi se hulumtuesit perëndimor vlersojnë se në 50 vitet e ardhme Islami do të ketë një përhapje të bujshme në Evropë. 

Islami është pjesë e pandashme e Evropës

Së bashku me këtë hulumtim sociologjik dhe demografik ne gjithashtu s’duhet të harrojmë se Evropa nuk njihet me Islamin vetëm gjatë kohëve të fundit, por Islami është pjesë e pandashme e Evropës. 

Evropa dhe Islamit kanë lidhje të ngushta shekullore me njëra tjetrën. Së pari, shteti i Andaluzisë në Gadishullin Iberian dhe më vonë Kryqëzatat dhe pushtimi Osman i Ballkanit, sollën marrëdhënie të ndërsjella në mes të dy shoqërive. Shumë historianë dhe sociologë sot shohin Islamin si shkak kryesor të daljes së Evropës nga errësira e Mesjetës në shkëlqimin e Renesansës. Në një kohë kur Evropa ishte e prapambetur në mjekësi, astronomi, matematikë dhe fusha tjera, muslimanët posedonin një thesar të gjërë të njohurive dhe mundësi të mëdha të zhvillimit. 

Lajme të gëzueshme për një kohë të shenjtë

Kur t’i mbledhim të gjitha këto fakte arrijmë në përfundim se Islami është duke u bërë pikë e rëndësishme e interesit të botës. Këto zhvillime lëjnë të kuptosh se bota është duke shkuar drejt një epoke të re ku dhashtë Zoti Islami do të zë vend të rëndësishëm dhe se mësimet etike të Kur’anit do të përhapen me të madhe. Është me rëndësi të përmendet se ky zhvillim shumë i rëndësishëm është cekur në Kur’an para 14 shekujve: “Ata duan ta shuajnë Dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu nuk do ta lejojë këtë, përkundrazi Ai do ta përsosë Dritën e Tij, edhe pse këtë e urrejnë kafirat (jobesimtarët). Është Ai që ka sjellë të Dërguarin e Tij me udhëzim dhe me fenë e vërtetë për ta ngadhënjyer përmbi të gjitha fetë, edhe pse politeistët e urrejnë.” [Tevbe, 32-33] 

Përhapja e moralit islam është një nga premtimet e Zotit ndaj besimtarëve. Përveç këtyre ajeteve ka shumë thënie të Pejgamberit tonë, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, që pohojnë se mësimet e Kur’anit do të triumfojnë. Në kohën e fundit, para mbarimit të kësaj bote, njerëzimi do të përjetojë një periudhë në të cilën keqbërja, padrejtësia, mashtrimi, dredhia, grindja, konflikti dhe degjenerimi moral do të jenë shumë të përhapura. Pastaj do të vie periudha e artë, në të cilën morali i mirë do të jetë prezent tek njerëzit në tërë botën. Disa nga këto thënie janë të dhëna poshtë së bashku me komentimin e tyre. 

“Gjatë kësaj periudhe Ummeti im do të bëjë jetë të rehatshme dhe të pa brenga, të cilën asnjëherë nuk e kanë përjetuar më parë. Toka do të jepë prodhimin e saj pa ndalur asgjë
dhe se pasuria do të ekzistojë me bollëk në atë kohë.” [Transmeton Ibn Maxhe në Sunenin e tij] 

“Banorët e qiejve dhe të tokës do të jenë të kënaqur. Toka do të nxjerrë gjithë atë që rritet në të dhe qielli do të lëshojë shi me bollëk. Për shkak të këtyre të mirave të gjallët do të dëshirojnë që të vdekurit të kthehen në jetë përsëri.” [Muhtesar Tedhkire Kurtubi fq. 437] 

“Toka do të mbushet me barazi dhe drejtësi siç qe mbushur më parë më shtypje dhe tirani.” [Transmeton Ebu Davudi] 

“Drejtësia do të mbizotërojë deri në atë masë sa që çdo pronë e marrë me dhunë do t’i kthehet pronarit të saj; për më tëpër, sendi që është marrë nga dikush do të kthehet edhe nëse gjendet nën dhëmbët e marrësit. Bota do të jetë plotë siguri sa që disa gra do të mund ta kryejnë haxhin pa shoqërimin e burrave.” [Ibn Haxher Hejthem, Al-Qaël Muhtasar fq. 23] 

Duke u mbështetur në këto thënie, periudha e artë do të jetë një epokë në të cilën drejtësia, bollëku, mirëqenia, siguria, paqja dhe vëllazërimi do të ekzistojnë në mes të njerëzimit në një periudhë ku njerëzit do të përjetojnë dashuri, vetësakrificë, tolerancë, kujdes, mëshirë dhe lojalitet. Në fjalët e tij Pejgamberi jonë, Muhammedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë se kjo kohë e bekuar do të përjetohet me ardhjen e Mehdiut, i cili do të paraqitet në kohën e fundit për ta shpëtuar botën nga kaosi, padrejtësia dhe rënia e moralit. Ai do t’i shkatërrojë ideologjitë jofetare dhe do të ndalojë padrejtësinë që mbizotëron. Për më tepër, ai do të bën që mësimet e Kur’anit të përhapen në mes të njerëzimit dhe do të ngre paqe dhe mirëqenie në botë. 

Ngritja e Islamit që po ndihet tani, si dhe roli i muslimanëve në epokën e re janë shenja se periudha e paralajmëruar në Kur’an dhe Hadith është shumë afër. Është dëshirë e jona që Zoti të na mundësojë të jemi dëshmitarë të kësaj kohe të bekuar.


Referencat:
1.Muslimanët e Evropës i brengosin peshkopët, “National Catholic Reporter”, 22 Tetor 1999.
2.Muslimanët në Evropë, “The Economist”, 18 Tetor 2001
3.”Time”, 24 Dhjetor 2001

Shkruar nga Harun Jahja 
(Nga anglishtja: Driton Maxhuni) 
Burimi: fjalaebukur.com

Artikulli paraprakHarry Potter (një analizë islame e këtij fenomeni)
Artikulli vijues5. Do të flas për Allah dhe Xhamija deri në frymën e fundit!