Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka vendosur të zhvillojë një takim urgjent për të diskutuar rreth situatës në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
Seanca që pritet të zhvillohet sot është kërkuar nga presidenti jemenas Abd Rabbuh Mansour Hadi, i cili u detyrua të zhvendoset në portin jugor të qytetit Aden në shkurt pas marrjes së kontrollit të kryeqytetit Sana nga militangtët e lëvizjës Husi.
Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit, presidenti Hadi i bëri thirrje Këshillit të ndërmarrë veprime konkrete kundër, siç e quan ai, grushtit të shtetit të ndërmarrë nga Lëvizja Husi.
Takimi në fjalë do të realizohet pas konfirmimit që bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për evakuimin e personelit ushtarak të sigurisë të mbetur në Jemen, pas përkeqësimit të situatës së sigurisë.
Jemeni ka qenë i përfshirë nga trazira që nga një kryengritjet popullore në 2011 që detyruan presidentin Ali Abdullah Saleh të japë dorëheqjen, pas një qëndirmi të gjatë në pushtet.