Letër e hapur Bashkësisë Islame të Kosovës, e personalisht Mr. Naim Tërnavës.
E nderuara dhe e rrespektuara deri para pak kohë Bashkësi Islame e Kosovës.
Më lejoni që unë Abdulselam Callaku të protestoj ndaj qëndrimit të kësaj Bashkësie në vendimin e marrë kundër Dr. Shefqet Krasniqit, Imam në Xhaminë e madhe në Prishtinë. E nderuara Kryesi kurrë nuk kam menduar që në shtetin tim të paslufte do të vijë koha që të gjykohen njerëzit pa bazë e pa të drejtë, siq ndodhte në kohën e ish Jugosllavisë. Unë personalisht, aspak nuk jam befasuar me pushtetin që mbajti në paraburgim hoxhallarët më të ndritur të kombit Shqiptarë, duke e ditur se këto pushtete janë pjellë e enverizmit dhe titizmit, që ende nuk kanë dhënë shpirtin plotësisht në shtetin tim Kosovë. Ajo po më befason në fakt është që kur sistemi ynë enveristo-titist nuk arriti që të gjejë bazë dhe argumente që ti denoj hoxhallarët më të ndershëm të kombit,. çka për mua ishte e pabesueshme, duke e ditur që ky pushtet me vazalët (politikanët) e tyre i pjellin faktet edhe pse nuk i kanë, kur është në pytje denimi i Besimtarëve, po më befasoni ju si Bashkësi Islame.
Do të ndalemi në dy gjëra.
Si do të gjykojmë, në mënyrë Demokratike apo Islame?
Fillojmë me mënyrën Demokratike pasi për ju po edhe për mua është ma e lehtë, se ka kohë që nuk kemi gjykuar me ligj islam.
Unë do të luaj rrolin e Avokatit të Shefqet Krasniqit, jo pse e dua, por për hirë të drejtësisë.
Të nderuar të Bashkësisë islame me çfarë të drejte ju i ndaloni Dr. SHefqet Krasniqit punën e tijë në Xhami të madhe pasi që Prokuroria e kosovës në mungesë të fakteve dhe argumenteve që u munduan mbi 30 ditë, e lëshoi të mbrohet në liri, për një afat të caktuar. Me skadimin e Afatit Dr. Shefqetit ju hiqen të gjitha ndalesat e më parshme deri sa ishte nën hetim, pra ishtë plotësisht i pafajshëm dhe i lirë, nëse guxojmë të i përmbahemi drejtësisë Kosovare. Pse këtë liri nuk e fitoi Dr. Shefqeti nga Institucioni fetarë që e kishte punësuar? Arsyeja?
Ju si bashkësi fetare Islame i keni borgjë puntorit tuaj që në raste të tilla të i ofroni siguri, si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana sociale. Ku qëndron problemi me ju e nderuara Bashkësi Islame. Nëse simbas ligjit të Kosovës iu hiqen të gjitha ndalesat një puntori tuaj, ju së paku duhet të jeni të gëzuar që shteti gaboj, dhe ti ofrohen puntorit edhe më shumë benificione, nëse guxoj kështu të them; pasi që nu ua qiti ftyrën e zezë, ju si bashkësi dolët faqebardhë si para popullit ashtu edhe para shtetit enveristo-titist.
Nëse jeni ju ata që keni fakte kundër Dr. Shefqet Krasniqit dhe nuk i keni dërguar në prokurori, duke dashur që ta mbroni ftyrën e juaj kjo është krim ndaj drejtësisë demokratike. Andaj tek ju jan dy qështje; Ose jeni duke i mshehur faktet për Dr. Shefqetin ose ju jeni aq maskarenjë sa që; si institucion fetarë tek ju nuk eksiston e drejta e puntorit, ose doni të luani rrolin e shtetit në shtet. Edhe kjo është në Demokraci e ndaluar. Si do qët ë jetë ju jeni humbësit e vërtetë. unë apeloj tek Prokuroria e Kosovës për dëmet që ju janë sjell Dr. Shefqetit, normalisht edhe hoxhallarëve të tjerë me të njëjtin rastë, që të merr në pytje kryetarin e Bashkësisë Islame për qfarë arsye i ndalohet detyra e imamit . Dr. Shefqetit? Apeloj tek shoqatat civile që ta shqyrtojnë këtë qështjen e të drejtës së puntorit, apeloj tek avokati i popullit që ta sensibilizoj këtë rastë. Kërkoj nga Sindikata e pavarur e Kosovës (jo e hoxhallarëve interesgji) që ta marrin në konsideratë këtë qështje. mirpo para se gjithash apeloj tek Bashkësia islame e Kosovës që të vendos gishtin kokës se jeni me një shtetë që nuk luhet si ju doni me puntorët tuaj. Nëse Abdulfatah el Sisit ju ka dhënë kjo e drejtë pas grushtshtetit Ushtarak që të vendos në al Azarr personat që mbështesin politikën e tijë, ashtu siq dëshiron ai., kjo e drejt nuk ju ka dhëne juve deri sa ende nuk ka ndodh Grushtshteti, prandaj keni kujdesë se padrejtësit që janë duke i bërë politikanë shqiptarë ndaj pipullit të Kosovës ku me qindramijëra qytetar mbrenda vitit u larguan nga Kosova. mos e luani rrolin e politikajve të pa ndershëm ju jeni bashkësi që populli ka besim në ju prandaj mos e keqpërdorni besimin e popullit.
Me nderime Abdulselam Çallaku “Avokat” Luzern Kaçanik.
Shkrimet
nuk paraqet mendimin e redaksisë!