Tre faktorët që e kanë lënë pas Ballkanin

Në një këndvështrim ndryshe, prof. Jeffrey Sachs, një nga ekonomistët më të njohur në botë, ka renditur disa argumente se pse vendet e Ballkanit kanë mbetur prapa shteteve të tjera të Europës, ku tre faktorët kryesorë janë pozicioni gjeografik, historia dhe lidhjet gjeopolitike.
 
“Rajoni ka kaluar një periudhë të vështirë në gjeografi dhe duhet të reflektojë se çfarë do të thotë kjo për strategjitë e tij”, tha Sachs.
 
Në këndvështrimin e tij ka një lidhje të drejtë mes largësisë gjeografike dhe të ardhurave për frymë. Sipas studimeve të tij, ka rezultuar se sa më larg të jenë vendet e Europës larg Britanisë së Madhe (që është vendi i parë që ka kaluar kufirin e 2000 dollarë të ardhura për frymë në 1852), aq më shumë kohë u është dashur për të arritur këtë kufi të ardhurash.
 
“Është shumë më e lehtë të investosh te fqinjët sesa më larg. Për këtë arsye, investimet më të mëdha kanë shkuar në Poloni e Çeki”, tha ai.
 
Faktori i dytë, tha Sachs, është roli i historisë, duke e lidhur me pushtimin otoman të Ballkanit.
 
Faktori i tretë janë lidhjet gjeopolitike.
 
“Vendet që hynë të parat në NATO morën dhe trajtimin më të mirë. Gjeopolitika ka luajtur rol të madh dhe kjo më shqetëson”, tha Sachs.
 
“Pyetja është se çfarë duhet bërë se ju mund të jeni larg disa tregjeve, por mund të jeni afër disa të tjerëve. Nga përvoja ime me shumë vende, kam parë se vendndodhja është shumë e rëndësishme për gjeopolitikën dhe aftësinë për të tërhequr investime të huaja. Reformat kanë vendin e tyre, por e rëndësishme është të kesh fqinjë dhe të jesh afër tyre dhe të përdorësh këto avantazhe”, tha prof. Jeffrey Sachs, duke rekomanduar më shumë bashkëpunim mes Ballkanit Perëndimor.kohaislame
Artikulli paraprakCilësohet si prioritet, por shëndetësia s’po trajtohet me seriozitet
Artikulli vijuesUshtria amerikane tregon forcën: marshimi përgjatë gjithë Evropës Lindore