Arrest për Fajdexhiun e 44 Veprave Penale

Policia Regjionale e Prizrenit, njoftoi se sot në orët e paradites është paraqitur në Sektorin e hetimeve rajonale B. Përlazaj i shoqëruar nga avokati i tij, pasi ndaj të njëjtit policia kishe lëshuar urdhër arrest nën bazë e dyshimit se ai së bashku edhe me dy persona tjerë, tanimë të njohur për policinë, më 23 shkurt, rreth orës 19:40 minuta i kishin zënë rrugën një qytetari që po lëvizte me veturë në afërsi të shtëpisë së tij.
 
“Sakaq i dyshuari ishte futur në makinë me një kopje të letërnjoftimit të babait të viktimës me ç’rast i thotë se babai i tij (tashmë i ndjerë) i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për regjionin e Prizrenit, Hazir Berisha.
 
Berisha poashtu tha se pas disa çastesh i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
 
“Hetues rajonalë kanë kryer hetime intensive në koordinim të plotë me prokurorinë e shtetit për zbardhjen e këtij rasti. I dyshuari pretendon se babai i viktimës i kishte marrë me fajde shumën e parave për një qytetar të cilin nuk e njeh fare”, tha Berisha.
 
Pas intervistës, Prokurori i Shtetit ka nënshkruar vendimin për ndaljen e të dyshuarit nën masën e arrestit policor për 48 orë.
 
“Vlen të theksohet se i dyshuari figuron në bazën e të dhënave policore edhe për 44 raste tjera, kryesisht për fajde, vjedhje, kanosje, mashtrim, detyrim e tjera”, bëri të ditur zëdhënësi Berisha. /kallxo
Artikulli paraprakNetanyahu merr mbështetjen për formimin e qeverisë
Artikulli vijuesMediat serbe: Ja çfarë “humbëm” e çfarë “fituam” nga sulmet e NATO-s!