Të mërkurën Kuvendi debaton për shpenzimet e Qeverisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar sot rendin e ditës për mbledhjet e Parlamentit të 17 dhe 18 tetorit të këtij viti. Të mërkurën, siç bëhet me dije përmes një njoftimi për medie, deputetët do të zhvillojnë debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes së Vetëvendosjes, Alma Lama, lidhur me shpenzimin e fondeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, në seancën e së enjtes pas pikave të rëndomta të seancave plenare: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, në rendin e ditës do të jetë shqyrtimi i Propozim Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo rezolutë është propozuar nga 5 grupe parlamentare, përkatësisht PDK,AAK,KKR,SLS dhe Grupi 6 +.

Në vijim të seancës do të shqyrtohen Projektligji për ratifikimin e amendamentit të neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për reformën e Bordit Ekzekutiv,Projektligji për rritjen e kuotës së Republikës së Kosovës në Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërkaq në shqyrtim të parë do të jenë Projektligji për punimet nga metalet e çmuara, kurse në shqyrtim të dytë Projektligji për shfuqizimin e neneve 37, 38 dhe 39, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,si dhe Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit. Në vijim do të shqyrtohet Raporti i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2011.kohaislame

Artikulli paraprakAvokati i Popullit flet për presione nga pushteti
Artikulli vijuesSerbia do t’i shesë armë Pakistanit