Kostandin Xhuvani nuk pajtohet me dënimin 35 vjet burg që i dha Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër personave më 4 nëntor të vitit të shkuar. Ai i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar vendimin e dhënë më 10 mars. Gjykata e dënoi me burg përjetë djalin e ish –deputetes së PS-së, por e zbriti në 35 vjet masën e dënimit pasi kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar. Kërkesën e tij për të përfituar ulje dënimi ai e justifikon me faktin se ai i vrau Edison Jahon, Enea Xhajin, Arbër Demirajn dhe Gianpialo Azzola pa dashje dhe në mënyrë të pavullnetshme, pasi ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës. Vrasja e katërfishtë ndodhi pas një sherri për motive të dobëta që Xhuvani pati me Edison Jahon dhe Enea Xhajin në klubin e natës “Ante Grand” në rrugën e Elbasanit. Pas një konflikti verbal ai doli nga lokali dhe u kthye me një pistoletë në dorë, me të cilën qëlloi menjëherë mbi Jahon e Xhajin. Plumbat kapën edhe shokun e tij, Arbër Dermirajn dhe italianin Azzola, që nuk kishte lidhje me asnjërën nga palët.
You Might also Like
Zbulohet lista e biznesmenëve që do të pyeten për çështjen Shullazi
Gjatë hetimeve në lidhje me hetimet ndaj Emiljano Shullazit Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka…
By
Redaksia
3 Min Read
Çudira shqiptare, nxënësit kalojnë lumin në ekskavator (video)
Në fshatin Dobranj të Devollit, Shqipëri, nxënësit e kalojnë lumin me ekskavator. E kjo për…
By
Redaksia
1 Min Read
Ambasadori amerikan:"Ishallah nuk sëmureni!”
"Ishallah nuk sëmureni!”. Këto janë fjalët e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, në konferencën…
By
Redaksia
1 Min Read
“Shqipëria vendi më i rrezikuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore”
Raporti Botëror i Riskut për vitin 2017 e rendit Shqipërinë si vendin më të rrezikuar…
By
Redaksia
1 Min Read
Krim në Tiranë; Gardisti vret gruan, shkak xhelozia
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në…
By
Redaksia
1 Min Read
Transferimi i policëve, faleshin në orar pune
Transferimi i 7 efektivëve të forcave RENEA ka vënë në lëvizje edhe myftininë e Tiranës.…
By
Redaksia
1 Min Read
