“Shqipëria vendi më i rrezikuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore”

Raporti Botëror i Riskut për vitin 2017 e rendit Shqipërinë si vendin më të rrezikuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore.

Me një normë të riskut prej 9.93%, siç duket qartë edhe në këtë hartë, Shqipëria rrezikon të preket nga fatkeqësitë natyrore më shumë se çdo vend tjetër në kontinent. Ndërsa në renditjen globale, vendi ynë është i 39-i, përkrah vendeve si Xhibuti, Zimbabve dhe Afganistanit.

Vendi ynë vlerësohet keq dhe për menaxhimin e këtyre fatkeqësive, me një normë prej 74 %. Në këtë drejtim madje, vendi ynë ka bërë hapa pas, pasi një vit më parë, rreziku fiksohej në 73%.

Raporti merr në vlerësim të gjitha kriteret, si: ekspozimin ndaj të gjitha llojeve të fatkeqësive natyrore, mundësia e prekjes prej tyre, menaxhimin e situatave te tilla apo aftësitë parandaluese. Disa raporte të njëpasnjëshme, të publikuara së fundmi, nënvizojnë faktin se ekonomia shqiptare në tërësi është në rrezik të lartë nga moti.

Artikulli paraprakHabilajt, shtyhet gjyqi për financierin e bandës: Ka prova të reja
Artikulli vijuesGjermania kufizon shpejtësinë në një pjesë të autostradës për shkak të zviceranëve