Cili është futbollisti që fiton më shumë dhe cili është trajneri që fiton më shumë?

Sipas studimit të revistës “France Football” e cila duke llogaritur të ardhurat e futbollistëve si pagat, të ardhurat e reklamave dhe të primeve, Messi u rendit i pari mes futbollistëve të tjerë me të ardhura të larta
 
 
Ylli argjentinas Lionel Messi, i cili luan në ekipin e Barcelonës në ligën e parë (La Liga) spanjolle, vitin e kaluar u rendit si futbollisti që fiton më shumë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas studimit të revistës “France Football” e cila duke llogaritur të ardhurat e futbollistëve si pagat, të ardhurat e reklamave dhe të primeve, Messi u rendit i pari mes futbollistëve të tjerë me të ardhura të larta, me të ardhurat e tij prej 65 milionë eurosh në vitin 2014.
 
Pas Messit në vendin e dytë u rendit Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo me 54 milionë euro dhe i treti Lojtari Brazilian i Barcelonës, Neymar me 36.5 milionë euro.
 
20 futbollistët më të paguar për vitin e mëparshëm në bazë eurosh janë :
 
1. Lionel Messi (Barcelona): 65  milionë euro
 
2. Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 54 
 
3. Neymar (Barcelona): 36,5 
 
4. Thiago Silva (Paris Saint-Germain): 27,5 
 
5. Robin van Persie (Manchester United): 25,6 
 
6. Gareth Bale (Real Madrid): 23,8 
 
7. Wayne Rooney (Manchester United): 22,5 
 
8. Zlatan Ibrahimoviç (Paris Saint-Germain): 21,5 
 
9. Sergie Agüero (Manchester City): 21,2 
 
10. Robert Lewandowski (Bayern Münih): 20,2 
 
11. Eden Hazard (Chelsea): 20 
 
12. Yaya Toure (Manchester City): 20
 
13. Angel Di Maria (Manchester United): 18,5
 
14. Radamel Falcao (Manchester United): 18,5
 
15. Iker Casillas (Real Madrid): 17,8
 
16. David Silva (Manchester City): 17,3
 
17. Cesc Fabregas (Chelsea): 17,3
 
18. David Luiz (Paris Saint-Germain): 17,2
 
19. Karim Benzema (Real Madrid): 17
 
20. Mario Götze (Bayern Münih): 16,9
 
– Trajneri me të ardhura më të larta, Mourinho
 
Sipas studimit trajneri që ka përfituar të ardhur më të larta për vitin e kaluar është trajneri portugez i Chelsea, Jose Mourinho me 18 milionë euro. Ndërsa pas Mourinhos vjen me 15.5 milionë euro trajneri italian i Real Madridit Carlo Ancelotti dhe në vendin e tretë me 15.2 milionë euro trajneri spanjoll i Bajern Münih, Josep Guardiola.
 
20 trajnerët më të paguar për vitin e mëparshëm në bazë eurosh janë :
 
1. Jose Mourinho (Chelsea): 18 milionë euro
 
2. Carlo Ancelotti (Real Madrid): 15,5
 
3. Josep Guardiola (Bayern Münih): 15,2
 
4. Arsene Wenger (Arsenal): 11,3
 
5. Louis van Gaal (Manchester United): 10
 
6. Fabio Capello (Rusya): 9
 
7. Andre Villas-Boas (Zenit): 8,5
 
8. Sven-Goran Eriksson (Shanghai SIPG): 8
 
9. Jurgen Klopp (Borussia Dortmund): 7,2
 
10. Laurent Blanc (Paris Saint-Germain)
 
11. David Moyes (Real Sociedad): 7
 
12. Rafael Benitez (Napoli): 6,9
 
13. Walter Mazzarri (Inter): 6,8
 
14. Roberto Di Matteo (Schalke 04): 6
 
15. Luciano Spalletti (Zenit): 5,5
 
16. Luis Enrique (Barcelona): 5,5
 
17. Antonio Conte (Italya): 5,3
 
18. Manuel Pellegrini (Manchester City): 5,2
 
19. Brendan Rodgers (Liverpool): 4,9
 
20. Roberto Mancini (Inter): 4,8
Artikulli paraprakAktori Gerad Depardieu paska dy vjet si mysliman!
Artikulli vijuesZlatan Ibrahimoviç reagon pas kritikave ndaj tij në shtypin francez