Masakra e Skenderajt i ndau Shaban Polluzhën me Fadil Hoxhën (Videointervistë)

Express ka vazhduar me intervistimin e atyre pak burrave të moshuar që edhe më tutje janë gjallë, e që kishin qenë dëshmitar të krimeve monstruoze të kryera nga forcat partizane në territorin e Kosovës, pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.
 
Plaku Sheremet Brahimi, nga fshati Burojë, tregon, në një intervistë të realizuar nga Berat Buzhala, krejt çfarë kishte ndodhur në territorin e Drenicës në vitet 1940 – 1945.
 
Brahimi, i lindur në vitin 1931, ka qenë dëshmitar okular i asaj periudhe kohore. Babai i tij ishte vrarë në Masakrën e Tivarit. Në anën tjetër ai rrëfen edhe për raportet në mes të dy figurave qendrore të Drenicës së asaj kohe, Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, si dhe raportet e tyre me Fadil Hoxhën.kohaislame
 
 
Artikulli paraprakQeveria pritet t'i japë fund plaçkës së Devollëve nga homologimi
Artikulli vijues"Devolli" me oligarkët e vet ia mësyn edhe naftës