Projektligji për ndalimin në konflikte të armatosura, amniston serbët

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot nuk ka arritur të miratoj projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë vendit.
 
Me kërkesë të Vetëvendosjes anëtarët e këtij komisioni janë pajtuar një zëri që votimin për këtë projektligj ta shtyjnë në mbledhjen e radhës.
Anëtari i Komisionit, Rexhep Selimi nga VV-ja është shprehur pro projektligjit, mirëpo ka kërkuar që projektligj të saktësohet. Ai ka thënë se mbështesin ndalimin e pjesëmarrjes në Lindje të Mesme dhe organizata tjera terroriste. “Ne kemi kërkuar që të bëhet listimi i organizatave terroriste dhe të ndalohet pjesëmarrja në këto lufta”, ka thënë Selimi . Ai ka kërkuar heqjen e nenit 2. 2, pasi që sipas tij, ky nen amniston komunitetin serb që ka shtetësi të dyfishtë të marr pjesë në luftëra terratiste, transmeton Gazeta Tribuna.
 
Selimi ka thënë se me këtë ligj u ndalohet shqiptarëve tu dilet në ndihmë jashtë Kosovës, ne rast se ata janë të sulmuar.
 
Edhe anëtari tjetër i komisionit, Zafir Berisha nga Nisma ka mbështetur idenë që projektligji të saktësohet, në mënyrë që mos të jetë i gjeneralizuar si tani.
 
Në anën tjetër, anëtarja  Komisionit nga PDK, Ganimete Musliu, nuk ka përkrahur kërkesat  e VV-së për amendamentimit të ligjit, pasi qe sipas saj, kërkesat janë aq të mëdha sa që kishte me ndryshu i tërë projektligji.
 
Ndërkaq, Naim Shala, përfaqësuesi nga MPB, ka thënë se qëllimi i këtij ligji nuk është terrorizmi, pasi që sipas tij, terrorizmi është i përcaktuar me Kodin Penal të Kosovës.
 
Me këtë rast ka ndërhyrë kryetari i Komisionit, Daut Haradinaj, duke demantuar përfaqësuesin e MPB-së pasi sipas tij, qëllimi i ligjit është ndalimi i terrorizmit.
 
Anëtarët e Komisionit në fund janë pajtuar që në mbledhjen e radhës ti shqyrtojnë të gjitha kërkesat e deputetëve për amandamentimin e ligjit dhe në fund të votohet ai. /Gazeta Tribuna/
Artikulli paraprakJahni me bamje
Artikulli vijuesAfganistani nis ofensivë kundër talebanëve