Kinë: Kumarxhitë me gishta në gojë!

Sekuestrohen afërsisht 53 milionë dollarë në llogaritë e bandës së dyshuar për kumar virtual.
Autoritetet policore në Kinë kanë arrestuar 1071 persona me akuzat për mundësimin e luajtjes në lojërat e fatit në internet, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në raportimet e agjencisë së lajmeve Shinhua, Policia e rajonit Guangdong në jug të Kinës ka ndërmarrë një operacion të gjerë duke shkatërruar një bandë të kumarit virtual dhe ka bllokuar afërsisht 53 milionë dollarë në llogaritë e tyre.
 
Theksohet se banda kishte krijuar afërsisht 200 site në internet ku krijohej mundësia për të luajtur nëpërmjet serverëve të internetit në Tajlandë. Mësohet gjithashtu se një site jepej me qira për tu menaxhuar nga të tjerë me një tarifë prej 11 mijë dollarë deri në 16 mijë dollarë.
 
Luajtja dhe mundësimi i luajtjes së kumarit në Kinë është ndaluar që në vitin 1949.
Artikulli paraprakHTC prezanton edhe One M8s
Artikulli vijuesPakistani do të blejë tetë nëndetëse nga Kina