Përfitimet materiale gjatë një dekade nga tregtia e karburanteve, e cila për Prokurorinë është kriminale, e kanë bërë Mentor Beqirin njërin prej njerëzve më të pasur në Kosovë.
Prokurori i EULEX-it, Olivier Beauvallet, dyshon se milionat e përfituar nga veprimtaria kriminale e Beqirit kanë nisur të investohet në ndërtimin e banesave në Mitrovicë e Fushë-Kosovë. Madje, sipas tij, ndërtimi po kryhet nga një kompani e paregjistruar.
Mentor Beqiri (1979) bashkë me Albert Beqirin, Jahë Osmanin, Halil Hasanin, Vesat Imerin dhe Enver Tahirin janë duke u hetuar nga ky prokuror për kontrabandë të mallrave, shmangie nga tatimi, shmangie mashtruese nga taksat e importit dhe akcizës krim të organizuar dhe pastrim parash, shkruan sot Koha Ditore.
“Dimensionet e biznesit kriminal të udhëhequr nga Mentor Beqiri duket të jenë të mëdha. Prova e marrë nga regjistrimi dhe përgjimi i telekomunikimeve të tij ka zbuluar se Mentor Beqiri është gjithashtu i përfshirë në veprimtari lidhur me ndërtimin dhe shitjen e pronës së paluajtshme në emër të kompanisë ‘Project Energineering’, firmë kjo e paregjistruar… në Fushë-Kosovë dhe dy të tjera në pjesën jugore të Mitrovicës”, ka përshkruar prokurori veprimtarinë e tij. “Kjo veprimtari ka mundur të jetë kanal përmes të cilit janë pastruar përfitimet e ardhura nga shitja e karburantit të kontrabanduar”.
Mirëpo, Beqiri i ka mohuar këto. Gjatë intervistës që ka dhënë të martën në orët e vona të martën në kampin “Alfa Bravo” në Fushë-Kosovë ka thënë se të dyshuarit e tjerë janë punëtorë të tij të regjistruar. Ai ka thënë se të gjitha pagesat i kryen nëpërmjet llogarive bankare, derisa për ndërtimin e banesave ka ortakëri me biznesmen nga Kuvajti.kohaislame
You Might also Like
Për reformë zgjedhore, e presin Gjykatën
Liderët e partive politike janë duke e bllokuar reformën zgjedhore. Pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian,…
By
2 Min Read
Liderët e serbëve të veriut: Stefanoviqi e ka pranuar Kosovën si shtet
Liderët e serbëve të veriut të Kosovës kanë reaguar ndaj akuzave të cilat Borko Stefanoviq,…
By
6 Min Read
Nuk miratohen rekomandimet për 100 ditët e punës së Qeverisë
Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar dje rekomandimet e Lëvizjes Vetëvendosje,…
By
3 Min Read
Ministri i Shëndetësisë: Ligji për sigurimet shëndetësore do të miratohet këtë vit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka…
By
2 Min Read
Komandant Hoxha: Kastriot Myftaraj dhe Derri si me i lindë një nënë
Xhezair Shaqiri i njohur me nfokën HOXHA ka reaguar në rrjetet sociale ndaj gjestit skandaloz të…
By
0 Min Read
Ari i vjedhur në polici do të shitej dy milionë euro
Dy milionë euro besohet se do të kushtonte shitblerja e arit, që dyshohet se është…
By
1 Min Read
