Durrësi nën ujë

Me rikthimin e reshjeve këtë fundjavë, janë rikthyer edhe problematikat në Shqipëri . Qyteti i Durrësit është izoluar nga përmbytjet. Mediet vendase raportojnë se, hyrja e qytetit, lagjet 18, 10 dhe zona e Shkozetit janë bërë të pakapërcyeshme nga automjetet, ndërsa e pamundur ka qenë edhe për kalimtarët.

Ujërat e bardha kanë mbuluar qytetin, pasi nuk arrijnë të tërhiqen nga rrjeti i kanalizimeve. Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën në qytetin bregdetar sot. Rreth 2 orë më parë breshëri mbuloi qytetin, por tashmë reshjet e shiut janë bërë më intensive, duke shkaktuar probleme të mëdha me qarkullimin.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Elbasan. Qyteti është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike. Kryeqyteti gjithashtu është përfshirë nga reshjet e shiut dhe breshëri. Deri tani nuk raportohen problematika në qarkullim, ndërsa rrugët janë të kalueshme.

Artikulli paraprakShembja në Hanin e Elezit: Dheu rrezikon hekurudhën
Artikulli vijuesSë shpejti në shitje Mercedes C160