Goditet grupi i trafikut të drogës Sarandë-Korfuz, sekuestrohen 46 kg hashash

Sekuestrohet nga policia greke 46 kg e 339 gramë marijuanë. Ajo ishte ndarë në 45 pako dhe ishte e mbështjellë me natriban. Droga dyshohet të jetë transportuar me “Jet Ski” nga Saranda në veri-lindje të Korfuzit. Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni, ra në pranga një shqiptar 37 vjeç, i cili ka qenë duke pritur drogën. Në Lefkimi u kap edhe një tjetër shqiptar, 49 vjeç, që dyshohet të jetë bashkëpunëtori i tij.

Motori “Jet Ski” arriti të largohej, ndërsa policia greke shprehet se bëhet fjalë për një grup kriminal që ka kryer disa herë trafik në këtë linjë.

1

Artikulli paraprakMilenko Nedellkovski: Le të vendoset edhe një kryq i madh, le të çmendet “plemja” (shqiptarët)
Artikulli vijuesSi po e lufton bota shpërqendrimin nga celularët në rrugë