Konflikti për pronën, babë e bir dhunojnë 44-vjeçarin, arrestohen

Një konflikt për pronën ka përfunduar në një krim kundër personit në Maminas të Durrësit. Babë e bir janë arrestuar nga shërbimet e policisë së Durrësit për plagosjen e rëndë me dashje të një bashkëfshatari 44-vjeçar. 
 
Dy të arrestuarit janë Ylli Hida, 55 vjeç dhe djali i tij Armando Hida, 21 vjeç, të padënuar më parë. Sipas burimeve të policisë ata u arrestuan pasi të enjten në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Shefik Osmani, 44 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
 
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e Reanimacionit të Kirurgjisë së Spitalit Rajonal Durrës, ndërsa ndaj dy personave është ngritur akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje në bashkëpunim”.
 
Gjatë së enjtes, një tjetër plagosje e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit, ku mbeti i plagosur me thikë 29-vjeçari Denis Çalliku. Ai dyshohet se u qëllua nga shoku i tij Anxhelo Leka, 30 vjeç, si reagim ndaj një konflikti të nisur për prishje të pazareve mes tyre në Belgjikë.
Artikulli paraprakObama pritet të nxjerrë Kubën nga “shtetet sponsorizuese të terrorizmit”
Artikulli vijuesIrak, ISIS ekzekuton 52 persona, shumica oficerë policie