Ditarët e klasave të IX-ta në shkollën fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, janë shkatërruan ditën e enjte nga persona ende të panjohur.
“Do persona kanë hapë në mënyrë të dhunshme dyert edhe i kanë marrë dy shtëpiza, një projektor edhe këta ditarë i kanë shkoqë”, thotë Milazim Dërguti, drejtori i shkollës “Gjon Serreçi”
Dërguti, dyshon që janë pikërisht nxënësit e këtyre klasave ata që kryen këtë akt vandal.
“Ka elemente të dyshojmë që janë nxënësit e klasave të IX-ta, sepse vetëm ditarët e tyre janë dëmtuar”, shton ai.
Për këtë rast është informuar edhe policia.
“Patjetër që jemi të informuar edhe kemi dalë menjëherë dhe e kemi konstatuar që mungojnë monitorët, dyert janë thyer dhe ditarët janë dëmtuar. Policia po i vazhdon hetimet”, ka thënë Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt
Deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast. kohaislame