Në Kosovë emigrantë nga Siria dhe Iraku

0
171
Në Han të Elezit është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Turqisë.
 
Pas kontrollit në rimorkion e kamionit të tij, janë hasur persona (gjashtë shtetas të Sirisë dhe një nga Iraku), të cilët kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.
 
Sipas raportit të policisë, emigrantët i janë dorëzuar njësitit të migrimit për procedurë të mëtutjeshme pasi që të njëjtit kanë kërkuar azil.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/