Kosova është në vendin e dytë me tarifat më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë. Përkundër rritjes së çmimit të energjisë në vitin 2014’të, Kosova sërish ka mbetur ndër vendet me tarifat më të lira të energjisë elektrike në rajon dhe më gjerë.
Pas rritjes së fundit, tarifa mesatare e energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë arrin në 5.68 €c/kWh, e cila është dukshëm me e ultë se tarifat mesatare të vendeve të rajonit. Në vendin e parë me tarifën më të ulët mesatare për konsumatorët shtëpiakë, qëndron Serbia me 5.35 €c/kWh.
Pas saj vjen Kosova me 5.68 €c/kWh. Në vendin e tretë vjen Shqipëria me 6.2 €c/kWh, pastaj Bosnje dhe Hercegovina me 6.5 €c/kWh, Maqedonia me 7.0 €c/kWh, Mali i Zi me 8.6 €c/kWh, Moldavia me 9.5 €/kWh, Turqia me 10.5 €c/kWh, Hungaria me 10.8 €c/kWh, Kroacia me 11.10 €c/kWh, Lituania me 11.5 €c/kWh, Sllovakia me 14.2 €c/kWh, etj.
Këto të dhëna analitike të siguruara nga Indeksonline, janë të dhëna zyrtare të tarifave të fundit 2013/2014 në vendet e rajonit dhe BE’së.
Kurse, për konsumatorët industrial, përkundër strukturës së ndryshme të tarifave, Kosova është dukshëm më e lirë edhe se Serbia. Kosova ka tarifën mesatare 4.71 €c/kWh për konsumatorët industrial, ndërsa Serbia 5.10 €c/kWh.
Përkundër tarifave mesatare të energjisë elektrike ndër më të ulëtat në rajon dhe BE, Kosova ka nivelin e papunësisë më të lartin e të ardhurat për kokë banori më të ulëtat në rajon dhe një tarifë e tillë vlerësohet si e vështirë për t’u përballuar nga qytetarët. Megjithatë, deklaratat e përfaqësuesve të opozitës, se Kosova e paguan më së shtrenjti energjinë elektrike në rajon, duke e marrë si shkas edhe këtë për të protestuar, nuk qëndrojnë.
Rritja e fundit e tarifave të energjisë elektrike në vitin 2014’të kishte ardhur si pasojë e dëmeve
të shkaktuara nga shpërthimi i ndodhur me 6 qershor në TC Kosova A të KEK si dhe ndërprerjes së paplanifikuar të prodhimit të energjisë elektrike.kohaislame