Konfiskohen armë në Suharekë

Gjatë ditës së djeshme, policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar dy armë në dy lokacione të ndryshme.

Një pushkë dhjetëshe është sekuestruar në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, e dorëzuar në mënyrë vullnetare, ndërsa një pistoletë e llojit “Ekol Tuna“ është sekuestruar në një veturë e cila ishte në oborrin e një shtëpie në fshatin Shirokë, po ashtu në Suharekë.
 
Policia njofton se shkas për gjetjen e kësaj arme kishin qenë disa krisma që janë dëgjuar nga një patrullë policore e cila kishte rastisur të ishte afër vendit të ngjarjes dhe lehtë e ka identifikuar oborrin e qytetarit të dyshuar.
 
Në raportin e policisë thuhet se personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në stacion për t’u pyetur për rastin.
 
Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. kohaislame
Artikulli paraprakVazhdon presioni dhe diskriminimi ndaj boshnjakëve
Artikulli vijuesQeveria ngulfat bizneset me mospagesa