Të vrarë dhe të plagosur në Klinë dhe Gjilan

Policia e Kosovës njoftoi se Gjergj.J (1961) është vrarë me armë zjarri në fshatin Ranoc të komunës së Klinës.
Sipas kumtesës, Policia është njoftuar për këtë vrasje sot rreth orës 09:10 përmes telefonit.

“Njësitë reaguese të policisë,dhe hetuesit kanë arritur në vend të ngjarjes dhe kanë arrestuar edhe personin e dyshuar, shtetasin N.J.(1961),të cilit i është konfiskuar edhe arma e zjarrit për të cilën dyshohet se e ka përdorur në rast”, thuhet në kumtesë.

“Njësitë përkatëse kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, përderisa në vendngjarje kanë arrit edhe hetuesit përkatës të Njësitit të Hetimeve Rajonale,dhe nën mbikëqyrje të Prokurorit të çështjes kanë filluar këqyrjen e vendit për të mbledhur prova dhe dëshmi rreth vrasjes. Viktimë e kësaj vrasje është Gjergj J.(1961), të cilin e kishin dërguar të afërmit e tij në Q.M.Failjare në Klinë dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e shkaktuar nga arma e zjarrit”, thuhet në kumtesë.

Sipas hetimeve preliminare dyshohet se deri të incidenti kishte ardhur pas një konflikti verbal dhe fizik në mes të dyshuarit dhe viktimës. 

 

Vrasja në Gjilan

Një i vrarë dhe një i plagosur në Ponesh të Gjilanit

Sot rreth orës 14:30 minuta, në fshatin Ponesh të Komunës së Gjilanit, ka ndodhur një vrasje. I vrarë është një qytetar i nacionalitetit shqiptar, i moshës rreth 35 vjeçar, ndërsa një person tjetër (vëlla i viktimës) është plagosur. “Dyshohet se kryes i kësaj vepre është një person i nacionalitetit serb”, tha Shaban Azizi zëvendësdrejtor rajonal i policisë në Gjilan.
Me të marrë njoftimin, njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe është konfirmuar se viktima ishte qëlluar me armë zjarri, kurse vëllai i tij ishte i plagosur, thuhet në komunikatën e policisë.

Njësitë e forenzikës dhe të hetimeve të krimeve të rënda janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes. Të gjitha njësitet policore janë në kërkim të kryesit-eve të këtij akti.

Azizi tha se sipas informatave të para, dyshohet se motiv i kësaj vepre është vjedhja – prerja e drunjve – dhe dyshohet se kryes i kësaj vepre është një i person i nacionalitetit serb, shkruan Rajonipress.

Sipas informatave që posedon policia, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. Duke marrë parasysh se fshati Ponesh ka popullatë të përzier, prezenca policore është e shtuar në këtë vendbanim, me qëllim të parandalimit të incidenteve të mundshme, thuhet në komunikatën e policisë.

Burimet e portalit të sipërpërmendur mësojnë se i vrari është Adem Byqmeti, kurse i plagosuri është Ramiz Byqmeti. Ndërkohë, Prokuroria është duke marrë në pyetje një person të dyshuar rreth vrasjes. /Telegrafi/

Artikulli paraprakQëllimet ekonomike të sulmit francez në Mali
Artikulli vijuesNokia shet 4.4 milionë Lumia në tremujorin e fundit të vitit 2012