Dr. Mark Randall: Vaksina, gjëja e fundit që do t’ia jepja fëmijës

Po të kisha një fëmijë tani, gjëja e fundit që unë do të lejoja është vaksinimi i tij.
 
Një ish studiues i vaksinave, një nga krerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në OKB, bën publike atë që industria farmaceutike dhe autoritetet shëndetësore nuk duan që ne të dimë se: vaksinat janë të rrezikshme, të pa testuara dhe se janë një nga mashtrimet më të mëdha të kohës sonë.
 
“Dr. Mark Randall” është pseudonimi i një ish-studiuesi të vaksinave që për shumë vite ka punuar në laboratorët e kompanive të mëdha farmaceutike dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit të qeverisë amerikane. Tani në pension dhe me hezitim ka rënë dakord për të folur në publik,
 
Kjo intervistë është publikuar nga Jon Rappoport në fillim të janarit të vitit 2002.
 
Ju, dikur keni qenë të sigurt se vaksinat janë simbol i mjekësisë së mirë.
 
Mark Randal: Po, kam qenë. Kam ndihmuar në zhvillimin e disa vaksinave. Nuk do të them cilat.
 
Pse jo?
 
Mark Randal: Dua ta ruaj privatësinë time.
 
Pra, ju mendoni se mund të keni probleme në qoftë se prezantoheni hapur?
 
Mark Randal: Besoj se mund të humbas pensionin tim.
 
Për çfarë arsye?
 
Mark Randal: Arsyet nuk kanë rëndësi. Këta njerëz kanë mënyra t’ju shkaktojnë probleme, kur ju dikur keni qenë pjesë e Klubit. Unë di për një apo dy njerëz që ishin vënë nën mbikëqyrje, të cilët ishin keqtrajtuar.
 
Keqtrajtuar nga kush?
 
Mark Randal: FBI.
 
Vërtetë?
 
Mark Randal: Sigurisht. FBI ka përdorur pretendime të tjera. Edhe inspeksioni tatimor (IRS) mund të bëj probleme.
 
Pra, ku mbet fjala e lirë.
 
Mark Randal: Isha “pjesë e rrethit të brendshëm”. Në qoftë se tani unë filloj të përmendi emra dhe të bëj akuza specifike ndaj studiuesve, unë mund të jem në telashe.
 
Çfarë është qëllimi i këtyre përpjekjeve nga këta ngacmime?
 
Mark Randal: Vaksinat janë mbrojtja e fundit e mjekësisë moderne. Vaksinat janë justifikimi i fundit në përgjithësi për “shkëlqimin” e mjekësisë moderne.
 
A besoni se njerëzit duhet të lejohen të zgjedhin vet nëse ata duan të vaksinohen?
 
Mark Randal: Në nivelin politik, po. Në nivelin shkencor, njerëzit kanë nevojë për informacion, në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjen e duhur. Është një mënyrë për të thënë se zgjedhja është e mirë. Por, në qoftë se atmosfera është plot me gënjeshtra, si mund të zgjidhni? Gjithashtu, në qoftë se Agjencioni për Ushqim dhe Barna (FDA) drejtohet nga njerëz të ndershëm, këto vaksina nuk do të fitonin licencë. Ata do të hetoheshin deri në shkatërrimin e tyre.
 
Ka historian mjekësor që pohojnë se rënia e përgjithshme e sëmundjeve nuk ishte për shkak të vaksinave.
 
Mark Randal: E di. Për një kohë të gjatë, unë kam injoruar punën e tyre.
 
Pse?
 
Mark Randal: Sepse unë kisha frikë nga ajo që do të gjej. Unë kam qenë në biznesin e zhvillimit të vaksinave. Jetesa ime varej nga vazhdimi i asaj pune.
 
Dhe pastaj?
 
Mark Randal: Unë e bëra hetimin tim.
 
Në çfarë konkluzione keni ardhur?
 
Mark Randal: Rënia e sëmundjes është për shkak të përmirësimit të kushteve të jetesës.
 
Çfarë kushtesh?
 
Mark Randal: Ujit të pastër, sistemit të avancuar të kanalizimit, të ushqyerit, ushqimit të freskët, rënies së varfërisë. Mikrobet mund të jenë kudo, por kur jeni të shëndetshëm, ju nuk do të sëmureni aq lehtë.
 
Si jeni ndier kur ju përfunduat investigimin tuaj?
 
Mark Randal: I dëshpëruar. Unë kuptova se isha duke punuar në një sektor të bazuar në një koleksion gënjeshtrash.
 
A janë disa nga vaksinat më të rrezikshme se të tjerat?
 
Mark Randal: Po. Për shembull: DTP vaksina (diphtheria, tetanus, dhe pertussis) dhe MMR vaksina (kundër fruthit, shytave dhe rubeolës). Por, disa seri të vaksinave janë më të rrezikshme se disa të tjera të së njëjtës vaksinë. Në qoftë se pyetem unë, të gjitha vaksinat janë të rrezikshme.
 
Pse?
 
Mark Randal: Disa arsye. Ato përfshijnë sistemin imunitar të njeriut në një proces që tenton të rrezikoj imunitetin. Ato në fakt mund të shkaktojnë sëmundje edhe pse janë të destinuara për ti parandaluar. Ato mund të shkaktojnë edhe sëmundje të tjera edhe pse janë menduar për ti parandaluar.
 
Pse na citohen statistika të cilat në dukje provojnë se vaksinat kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme në zhdukjen e sëmundjeve?
 
Mark Randal: Pse? Për të krijuar një iluzion se këto vaksina janë të dobishme. Nëse një vaksinë eliminon simptomat e dukshme të një sëmundje si fruthi, të gjithë supozojnë se vaksina është e suksesshme. Por, nën sipërfaqe, vaksina mund të dëmtojë vet sistemin imunitar. Dhe, në qoftë se ajo shkakton sëmundje të tjera – të themi meningjitin – ky fakt është i maskuar, sepse askush nuk e beson se vaksina mund ta shkaktoj këtë. Ky fakt anashkalohet.
 
Është thënë se vaksina kundër lisë e ka zhduk linë në Angli.
 
Mark Randal: Po. Por, kur ju studioni statistikat në dispozicion, ju merrni tjetër fotografi.
 
Cila është?
 
Mark Randal: Ka pasur qytete në Angli ku njerëzit të cilët nuk janë vaksinuar nuk kanë marrë linë. Ka pasur vende ku njerëzit të cilët ishin vaksinuar i kaploi epidemia e lisë. Dhe veç kësaj, lia ishte tashmë në rënie para se vaksina të prezantohet.
 
Pra, ju jeni duke thënë se na është imponuar një histori e rremë.
 
Mark Randal: Po. Kjo është pikërisht ajo që unë jam duke thënë. Kjo, është një histori që është gatuar për ti bindur njerëzit se vaksinat janë pa përjashtim të sigurta dhe efektive.
 
Ju keni punuar ne laboratorë në të cilat pastërtia ka qenë një gjë shumë me rëndësi.
 
Mark Randal: Publiku beson se këto laboratorë, këto objekte prodhuese janë vendet më të pastra në botë. Kjo nuk është e vërtetë. Ndotja ndodh gjatë gjithë kohës. Ju mund të gjeni lloj-lloj papastërtish të futura në vaksina.
 
Për shembull, virus majmuni SV40 mund të haset në polio vaksinën.
 
Mark Randal: Po pra, edhe kjo ka ndodhur. Por, kjo nuk është ajo që dua të them. SV40 hyri në vaksinat e poliomielitit sepse vaksina u bë duke përdorur veshkat e majmunit. Por, unë jam duke folur për diçka tjetër. Kushtet aktuale laboratorike. Gabimet, gabimet nga pakujdesia. SV40 i cili më vonë u gjet në tumoret e kancerit – ky për mendimin tim është problem struktural. Kjo ishte një pjesë e pranuar e procesit të prodhimit. Nëse ti përdor veshkë majmuni u hap derën mikrobeve për të cilat as që e di se mund të ndodhen në veshka.
 
Mirë, po le ta injorojmë dallimin ndërmjet tipave të ndryshëm të kontaminimit (ndotjes) për një moment. Çfarë ndotësish keni gjetur ju
në kaq vite punë me vaksinat?
 
Mark Randal: Në rregull. Do t’ju jap disa sqarime të asaj qe unë kam hasur dhe do t’ju tregoj se çfarë kanë gjetur kolegët e mi. Kjo është një listë e pjesshme. Në vaksinën RIMAVEX të fruthit, ne kemi gjetur disa viruse pulash. Në vaksinat e poliomielitit kemi gjetur acanthamoeba – ang. e cila është ajo e ashtuquajtura ameba “tru-ngrënëse”.
 
Citomegalovirusi majmunor në vaksinën e poliomielitit. Virusi majmunor i shkumëzuar në vaksinën kundër rotavirusit. Viruse kanceroze shpendësh në vaksinën e MMR-së. Mikroorganizma të ndryshëm në vaksinën e antraksit. Unë kam gjetur enzime inhibitore potencialisht të rrezikshme në vaksina të ndryshme. Viruse pate, qeni, lepuri në vaksinën kundër rubeolës. Virus të leukozës së shpendëve në vaksinën e gripit. Virus murtaje (pestivirus – ang.) në vaksinën e MMR-së.
 
Lermë ta kuptoj drejt. Të gjitha këto janë ndyrësira të cilat nuk duhet të jenë në vaksina.
 
Mark Randal: Saktë. Dhe në qoftë se ju provoni për të llogaritur se çfarë dëme mund të shkaktojnë këto ndyrësira, pra, ne nuk e dimë realisht sepse asnjë testim nuk është bërë ose është bërë shumë pak. Është një lojë me zar (rulet). Ju provoni fatin. Gjithashtu shumica e njerëzve nuk e dinë se disa vaksina të poliomielitit, vaksina të adenovirusit, rubeolës, hepatitit A dhe fruthit janë bërë nga inde të fetusit njerëzor të abortuar. Herë pas here në ata vaksina unë kam gjetur diç që besoj se janë fragmente bakteriale dhe polioviruse, të cilat mund të vinin nga këta inde fetale. Kur ti kërkon ndyrësira në vaksina, ti mund të gjesh materiale që të lënë në mëdyshje. Ti e di që këto materiale nuk duhet të jenë kurrsesi aty, porse ti nuk e di se çfarë tamam ke gjetur. Unë kam gjetur në një rast diç që besoj se ishte një fragment shumë i vogël i flokut njerëzor dhe gjithashtu mukozë njerëzore. Kam gjetur diçka që mund të quhet vetëm “proteinë e huaj”, që mund të jetë gati çdo gjë. Ndoshta proteinë virusesh.
 
Kambanat e alarmit po bien gjithandej.
 
Mark Randal: Si mendoni se u ndjeva? Mos harroni, ky material futet direkt në qarkullimin e gjakut pa kaluar nëpër disa nga barrierat e zakonshme imunitare.
 
Si u pritën gjetjet (zbulimet) tuaja?
 
Mark Randal: Si përfundim ishte mos u shqetëso, s’kemi çka i bëjmë kësaj. Në prodhimin e vaksinave përdoren inde kafshësh të ndryshme dhe kjo është ajo se si arrijnë të futen këto elemente kontaminuese. Sigurisht, këtu nuk po përmenden fare kimikatet standarte siç janë formaldehidi, merkuri dhe alumini të cilat janë futur qëllimisht në vaksina.
 
Ky informacion është shumë tronditës.
 
Mark Randal: Po. Dhe unë jam duke përmendur vetëm disa nga kontaminuesit (ndotësit) biologjik. Kush e di se sa shumë të tjerë veç tyre janë aty? Shumë të tjerë ne nuk i gjejmë sepse nuk na shkon mendja për të kërkuar aty për to. Nëse në prodhimin e vaksinës shfrytëzohen inde, të themi prej zogjve, sa mikrobe të mundshme mund të gjenden në ato inde? Ne as që e kemi idenë. Ne nuk kemi asnjë ide se çfarë ata mund të jenë ose çfarë efektesh ata mund të kenë te njeriu.
 
Po pas çështjes së pastërtisë së vaksinave a ka diç tjetër?
 
Mark Randal: Ju jeni duke u marrë me premisën themelore të gabuar në lidhje me vaksinat, se ata ndikojnë pazgjidhshmërisht në stimulimin e sistemit imunitar në krijimin e kushteve për imunitet karshi sëmundjes. Kjo është një premisë e keqe. Nuk funksionon në këtë mënyrë. Vaksina supozohet që të “krijojë” antitrupa të cilat indirekt ofrojnë mbrojtje nga sëmundja. Megjithatë, sistemi imunitar është shumë më i gjerë dhe më i ngatërruar se sa antitrupat dhe qelizat e tyre vrasëse.
 
Sistemi imunitar është?
 
Mark Randal: I gjithë trupi realisht plus mendja. Me pak fjalë mund të themi se ky është i gjithë sistemi imunitar . Për këtë arsye ti mund të gjesh në mesin e epidemive individ të cilët mbesin të shëndetshëm.
 
Kështu që është i rëndësishëm niveli i përgjithshëm i shëndetit.
 
Mark Randal: Më shumë se i rëndësishëm. Vital.
 
Si paraqiten në mënyrë të gabuar statistikat rreth vaksinave?
 
Mark Randal: Ekzistojnë shumë mënyra. Për shembull, paramendojmë se 25 njerëz të cilët kanë marrë vaksinën e hepatitit B të vijnë të sëmurë nga hepatiti. Pra, Hepatit B është një sëmundje e mëlçisë. Por, ju mund të quani sëmundje të mëlçisë shumë gjëra. Ju mund të ndryshoni diagnozën dhe pastaj ju keni fshehur shkakun kryesorë të problemit.
 
Dhe kjo ndodh?
 
Mark Randal: Gjithë kohës. Kjo ndodh nëse mjekët automatikisht supozojnë se njerëzit që marrin vaksina nuk sëmuren nga sëmundjet prej të cilave supozohet që të mbrohen tani më nga ata. Dhe, kjo është pikërisht ajo që mjekët supozojnë. Shikoni, ky është një arsyetim që qarkullon. Ky është një sistem i mbyllur. Ai nuk pranon asnjë gabim. Asnjë gabim të mundshëm. Në qoftë se një person i cili ka marrë një vaksinë kundër hepatitit dhe sëmuret nga hepatiti ose nga ndonjë sëmundje tjetër, supozimi automatik është se kjo nuk ka të bëjë asgjë me këtë sëmundje.
 
Në vitet e tua duke punuar në krijimin e vaksinave, sa mjekë keni njoftuar që kanë pranuar se vaksinat janë problem?
 
Mark Randal: Asnjë. Ka pasur disa që privatisht kanë vënë në pyetje se çfarë ata ishin duke bërë. Por, ata kurrë nuk janë deklaruar në publik madje edhe brenda kompanive të tyre.
 
Cila ishte pikë kthesa për ju?
 
Mark Randal: Unë kisha një mik fëmija i të cilit vdiq pas DPT vaksinimit.
 
A e keni hetuar?
 
Mark Randal: Po, në mënyrë informale. Kam gjetur se ky fëmijë ishte plotësisht i shëndetshëm para vaksinimit. Nuk kishte asnjë arsye për vdekjen e tij me përjashtim të vaksinës. Kjo filloi dyshimet e mia. Sigurisht, dëshiroja të besoj se fëmija kishte marrë një vaksinë të keqe nga një seri e keqe prodhimi. Por, pasi kam hulumtuar këtë, kam gjetur se nuk ka ndodhur në këtë rast. Unë kam qenë duke u tërhequr në një spirale të dyshimit duke u rrit me kalimin e kohës. Unë vazhdova të hulumtoj. Gjeta se në kundërshtim me atë që kam menduar, vaksinat nuk testohen në mënyrë shkencore.
 
Çfarë doni të thoni?
 
Mark Randal: Për shembull, nuk ekziston asnjë studim afatgjatë i bërë në ndonjë nga vaksinat. Në asnjë mënyrë asnjë studim i kujdesshëm afatgjatë nuk është bërë. Pse? Sepse e përmendëm njëherë, nuk pranohet se vaksinat mund të shkaktojnë probleme. Pra, pse duhet ta vërtetojë dikush? Mbi të gjitha, pasojat nga vaksinat janë përcaktuar në mënyrë të tillë që të gjitha reagimet e këqija që janë cekur duhet të ndodhin shumë shpejt pasi që vaksina të jetë dhënë. Por kjo nuk ka kuptim.
 
Pse nuk ka kuptim?
 
Mark Randal: Për shkak se vaksina qartësisht vepron në trup për një kohë të gjatë pasi të jetë dhënë. Reaksioni mund të jetë gradual. Keqësimi mund të jetë gradual. Problemet neurologjike mund të zhvillohen me kalimin e kohës. Ata ndodhin në kushte të ndryshme, madje edhe sipas analizës konvencionale. Pra, pse nuk mund që të jetë ed
he rasti me vaksinat? Nëse helmimi kimik mund të ndodhë gradualisht, pse nuk mund të jetë rasti me një vaksinë që përmban merkur (zhivë)?
 
Dhe, kjo është ajo që keni gjetur?
 
Mark Randal: Po. Shumicën e kohës keni të bëni me korrelacion. Korrelacionet nuk janë të përsosura. Por, në qoftë se ju merrni 500 prindër, fëmijët e të cilëve kanë pësuar dëme neurologjike gjatë një periudhe një vjeçare pas vaksinimit, kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të nxitur një hetim intensiv.
 
A ka qenë e mjaftueshme?
 
Mark Randal: Jo. Kurrë. Kjo menjëherë ju tregon diçka.
 
Cila është?
 
Mark Randal: Njerëzit që merren me hetime nuk janë me të vërtetë të interesuar të shikojnë në fakte. Ata supozojnë se vaksinat janë të sigurta. Pra, kur ata e bëjnë hetimin, ata gjithmonë dalin në përfundimin se vaksinat nuk janë shkaktare. Ata thonë: “Kjo vaksinë është e sigurt.” Por në çfarë i bazojnë ata këta gjykime? Ata i bazojnë në definicionet dhe idetë të cilat automatikisht përjashtojnë akuzimin e vaksinës.
 
Ka raste të shumta ku fushata e vaksinimit ka dështuar. Ku njerëzit janë prekur me sëmundje kundër të cilave ata ishin të vaksinuar.
 
Mark Randal: Po, ka shumë raste të tilla. Dhe këta prova thjesht janë injoruar. Janë rrëzuar. Ekspertët thonë, nëse ata thonë gjë fare, se kjo është vetëm një situatë e izoluar, por në përgjithësi vaksina është treguar e sigurt. Por, në qoftë se ju i numëroni të gjitha fushatat e vaksinimit ku kanë ndodhur dëme dhe sëmundje, ti e kupton se këto nuk janë situata të izoluara.
 
A keni diskutuar ndonjëherë për këtë që po flasim këtu me kolegët, kur ju keni qenë ende duke punuar në krijimin e vaksinës?
 
Mark Randal: Po e kam bërë.
 
Çfarë ka ndodhur?
 
Mark Randal: Disa herë më kanë thënë që të heshti për të. Qartë më është bërë që unë të kthehem në punë dhe ti harroj dyshimet e mia. Në disa raste, kam pasur frikë. Kolegët tentonin që të më shmangin mua. Ata mendonin se mund të etiketohen me “fajtor nga shoqërimi”. Mbi të gjitha, edhe pse unë u solla siç duhet. Tentoja që mos t’i krijoj vetes probleme.
 
Nëse vaksinat me të vërtetë na bëjnë dëm, pse na jepen?
 
Mark Randal: Para së gjithash, këtu nuk ka “nëse”. Ata bëjnë dëm. Bëhet pyetje më e vështirë për të vendosur se a bëjnë dëm tek ata njerëz që në shikim të parë nuk duket asgjë e keqe. Pastaj ne merremi me llojin e hulumtimit që duhet të bëhet, por nuk bëhet. Hulumtuesit duhet që të tentojnë për të arritur deri te një lloj harte ose tabelë rrjedhëse e cila do të tregonte pikërisht atë që vaksina bën në trup që nga momenti hyrës. Ky hulumtim nuk është bërë sepse ato na jepen, ne mund të ulemi këtu për dy ditë dhe për ti diskutuar të gjitha arsyet. Siç ke thënë shumë herë, njerëzit kanë motivet e tyre në shtresa të ndryshme të sistemit. Paratë, frika nga humbja e punës, dëshira për të fituar pikë të këndshme, prestigj, çmime, promovim, ide te gabuara, zakoni i mos menduarit dhe kështu me radhë. Por, në nivelet më të larta të kartelit mjekësorë, vaksinat janë një përparësi e lartë për shkak se ato shkaktojnë dobësimin e sistemit imunitar. Unë e di se mund të jetë e vështirë për ta pranuar, por është e vërtetë. Karteli mjekësorë, në nivelin më të lartë nuk është për ti ndihmuar njerëzit, ai është për ti dëmtuar ata, që ti dobësojë ata. Për ti vrarë ata. Në një moment në karrierën time, kam pasur një bisedë të gjatë me një njeri që kishte uzurpuar një pozitë të lartë në qeverinë e një kombi afrikan. Ai më tha se ishte në dijeni të kësaj. Ai më tha se OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) është në krye të interesave për depopulim. Atje është një nëntokë, të themi në Afrikë e përbërë nga zyrtarë të ndryshëm të cilët janë duke u përpjekur me zell për ta ndryshuar shumë varfërinë. Ky rrjet i njerëzve e di se çfarë po ndodh. Ata e dinë se vaksinat janë përdorur dhe janë duke u përdorur për t’i shkatërruar vendet e tyre, për t’i bërë ata të aftë për marrjen e kontrollit nga fuqitë globaliste. Unë kam pasur mundësinë që të flas me disa nga këta njerëz nga ky rrjet.
 
A është Thabo Mbeki, presidenti i Afrikës së Jugut në dijeni për situatën?
 
Mark Randal: Unë do të thosha se ai është pjesërisht i vetëdijshëm. Ndoshta ai nuk është plotësisht i bindur, por ai është në rrugën për realizimin e gjithë të vërtetës. Ai tashmë e di se HIV është një mashtrim. Ai e di se barnat e AIDS-it janë helme të cilat shkatërrojnë sistemin imunitar. Ai gjithashtu e di se nëse flet në ndonjë mënyrë për çështjen e vaksinës do të jetë quajtur i çmendur. Ai do të kishte probleme të mjaftueshme pas qëndrimit të tij mbi çështjen e AIDS-it.
 
Për këtë rrjet që ju po flisni.
 
Mark Randal: Ai ka akumuluar një sasi të madhe të informacionit rreth vaksinave. Pyetja është, si do caktohet një strategji e suksesshme? Për këta njerëz, kjo është një çështje e vështirë.
 
Dhe në kombet e industrializuara?
 
Mark Randal: Karteli mjekësorë ka sëmundje, por është duke i’u zvogëluar. Kryesisht për shkak se njerëzit kanë lirinë e pyetjes për ilaçet. Megjithatë, në qoftë se çështja e zgjedhjes (e drejta për të marrë ose refuzuar ndonjë ilaç) në vijim nuk ngre pluhur me vaksinat ndaj luftës biologjike, në këto mandate mikrobet do të fitojnë. Kjo është një kohë e rëndësishme.
 
Zhurma mbi vaksinën e hepatitit B duket një rrugë e mirë.
 
Mark Randal: Po, mendoj se po. Të thuash se foshnjat duhet të marrin vaksinën – dhe më pas pa përfunduar fjalën, të pranosh se personi mund të infektohet me hepatit B nga kontakti seksual dhe përdorimi i të njëjtës gjilpërë – është një ballafaqim qesharak. Autoritetet mjekësore përpiqen për të mbuluar veten e tyre duke thënë se 20.000 apo më shumë fëmijë në SHBA infektohen nga hepatit B çdo vit nga “shkaqe të panjohura” dhe kjo është arsyeja pse çdo fëmijë duhet të vaksinohet. Unë dyshoj në shifrën 20.000 të sëmurë dhe në të ashtuquajturat studime që mbështesin atë.
 
Andrew Wakefield, mjek britanez i cili zbuloi lidhjen mes vaksinës MMR dhe autizmit sapo është shkarkuar nga puna e tij në një spital të Londrës.
 
Mark Randal: Po. Wakefield na ka kryer një shërbim të madh. Korrelacionet e tij mes vaksinës dhe autizmit janë mahnitëse. Ndoshta ju e dini që gruaja e Toni Bler është e përfshirë me mjekësinë alternative. Ekziston mundësia që fëmijës së tyre të mos i është dhënë MMR vaksina. Bler kohën e fundit ju shmang pyetjes në intervistën e shtypit dhe e bëri atë të duket se ai ishte thjesht duke kundërshtuar një pyetje invazive rreth “jetës personale dhe familjare të tij”. Në çdo rast, unë besoj se gruaja e tij ka qenë e heshtur. Unë mendoj se nëse i jepet mundësia ajo të paktën do thoshte se është simpatizante e të gjitha familjeve që kanë ardhur përpara dhe kanë deklaruar që fëmijët e tyre u dëmtuan rëndë nga MMR vaksina.
 
Gazetarët britanez duhet të përpiqen për të arrit deri tek ajo.
 
Mark Randal: Ata janë duke u për
pjekur. Por, unë mendoj se ajo ka bërë një marrëveshje me burrin e saj për të qëndruar e heshtur, pa marrë parasysh çfarë. Ajo mund të bëjë një marrëveshje të madhe e të mirë në qoftë se e thyen premtimin e saj. Më kanë thënë se ajo është nën presion dhe jo vetëm nga burri i saj. Realisht atë e kanë okupuar, MI6 dhe autoritetet shëndetësore Britanike të cilat merren me çështjen. Ajo është e paraparë si një çështje e sigurisë kombëtare.
 
E pra, kjo është siguria kombëtare sapo ju të kuptoni kartelin mjekësorë.
 
Mark Randal: Kjo është siguria globale. Karteli vepron në çdo komb. Ai me zell e ruan shenjtërinë e vaksinave. Pyetja për këta vaksina është në të njëjtin nivel si një peshkop i Vatikanit të pyet për shenjtërinë e sakramentit të Eukaristisë në Kishën Katolike.
 
Unë e di se një njeri i famshëm i Hollivudit me deklarimin e tij publikisht se ai nuk do të vaksinohet i ka kryer vetëvrasje karrierës.
 
Mark Randal: Hollivudi është i lidhur shumë fuqishëm me kartelin mjekësorë. Ka disa arsye, njëra arsye është thjesht se një aktor i cili është i famshëm mund të tërheq një sasi të madhe të publicitetit nëse thotë çfarëdo qoftë. Në vitin 1992, unë kam qenë i pranishëm në demonstratën tuaj kundër FDA-së në qendër të Los Angelos. Një ose dy aktorë folën kundër FDA-së. Që nga ajo kohë, ju do e keni të vështirë për të gjetur një aktor i cili ka folur në çfarëdo mënyre kundër kartelit mjekësorë.
 
Në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetit, si është disponimi, çfarë është korniza themelore e të menduarit?
 
Mark Randal: Njerëzit janë duke konkurruar për paratë e ndara për kërkim. Gjëja e fundit që ata mendojnë është për të sfiduar një status të tillë. Ata janë tashmë në një luftë të brendshme për këto para. Ata nuk kanë nevojë për më shumë probleme. Ky është një sistem shumë i izoluar. Kjo varet në idenë se në përgjithësi mjekësia moderne është shumë e suksesshme në çdo fushë. Pranimi i problemeve sistematike në ndonjë fushë do të thotë të hedhësh dyshime mbi të gjithë ndërmarrjen. Pra, ju mund të mendoni se Instituti nacional i shëndetësisë është vendi i fundit që duhet të mendojë për mbajtjen e demonstratave. Por, pikërisht e kundërta është e vërtetë. Nëse pesë mijë njerëz mblidhen atje për të kërkuar llogari për përfitimet aktuale nga ai sistem i kërkimit, duke kërkuar të dinë se çfarë janë përfitimet e vërteta shëndetësore që ka fituar publiku nga miliarda dollarë shpenzime të kanalizuara për atë objekt, diçka mund të fillojë. Mund të shkaktohet ndonjë shkëndijë. Me demonstrata të mëtejshme, ju mund të fitoni çfarëdo rezultati. Hulumtuesit – disa prej tyre – mund të fillojnë të nxjerrin informacione.
 
Një ide e mirë.
 
Mark Randal: Njerëz në kostume duke qëndruar afër ndërtesave aq sa policia do të lejojë. Njerëz në kostume të biznesit, në kostume vrapimi, nëna dhe foshnja. Njerëz në gjendje të mirë ekonomike. Njerëz të varfër. Të gjithë llojet e njerëzve.
 
Po në lidhje me fuqinë e kombinuar shkatërruese të një numri të vaksinave dhënë foshnjave këto ditë?
 
Mark Randal: Ky është një imitim qesharak dhe krim. Nuk ka studime të vërteta të çfarëdo thellësie të cilat janë bërë në këtë. Përsëri fillohet nga supozimi se vaksinat janë të sigurta dhe për këtë arsye cili do numër i vaksinave që jepen së bashku konsiderohen si të sigurta. Por, e vërteta është se vaksinat nuk janë të sigurta. Prandaj dëmi potencial rritet kur ju jepni shumë prej tyre në një periudhë kohe të shkurtër.
 
Pastaj ne kemi sezonin e gripit të vjeshtës.
 
Mark Randal: Po. Thuajse vetëm në vjeshtë këta mikrobe vinë në SHBA nga Azia. Publiku e gëlltiti këtë premisë. Në qoftë se kjo ndodh në prill, atëherë është një ftohje e keqe. Në qoftë se kjo ndodh në tetor, atëherë është grip.
 
A jeni penduar që keni punuar gjithë ato vite në fushën e vaksinës?
 
Mark Randal: Po. Por pas kësaj interviste, unë do të pendohem më pak. Dhe punoj në mënyra të tjera. U jap informata njerëzve të caktuar kur mendoj se ata do ti përdorin në mënyrën e duhur.
 
Çfarë gjëje dëshironi për publikun që ta kuptoj?
 
Mark Randal: Se barra e argumentimit në vërtetimin e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave është te njerëzit që prodhojnë dhe licencojnë ata për përdorim publik. Vetëm këtë. Barra e argumentimit nuk është tek ti ose tek unë. Dhe për argumentim ju duhen studime afatgjata të projektuara mirë. Ju duhet përcjellje gjithëpërfshirëse. Ju duhet të intervistoni nënat dhe të dëgjoni me kujdes se çfarë thonë ato për fëmijët e tyre dhe çfarë ndodh me to pas vaksinimit. Ju duhen të gjitha këto gjëra. Gjëra që nuk janë aty.
 
Gjëra që nuk janë aty.
 
Mark Randal: Po.
 
Për të shmangur çdo konfuzion, unë do të doja që ju të përmblidhni edhe një herë problemet shëndetësore që vaksinat mund të shkaktojnë. Cilat sëmundje, si ndodhin këto.
 
Mark Randal: Në thelb, ne jemi duke folur për dy rezultate potencialisht të dëmshme. E para, personi të marri sëmundjen nga vaksina. Ai e merr këtë sëmundje nga vaksina prej së cilës është menduar që ta mbroj atë sepse disa versione të sëmundjes janë në vaksinë që nga fillimi. Ose e dyta, ai nuk ka marrë atë sëmundje, por në një kohë më vonë, ndoshta menjëherë, ndoshta jo, ai zhvillon një tjetër gjendje e cila është shkaktuar nga vaksina. Ajo gjendja tjetër mund të jetë autizmi, ajo që quhet autizëm, ose mund të jetë një sëmundje tjetër si meningjiti. Ai mund të bëhet i paaftë mendërisht.
 
A ka ndonjë mënyrë për të krahasuar frekuencën relative të këtyre rezultateve të ndryshme?
 
Mark Randal: Jo. Për shkak se përcjellja është e dobët. Ne vetëm mund të supozojmë. Nëse ti pyet një popullsi prej njëqind mijë fëmijë që marrin vaksinën e fruthit, sa të tillë kanë marrë fruthin, dhe sa të tillë kanë zhvilluar probleme të tjera nga vaksina, nuk ka një përgjigje të besueshme. Kjo është ajo që unë jam duke thënë. Vaksinat janë besëtytni dhe me besëtytni ju nuk mund të merrni fakte që mund t’i përdorni. Ju merrni vetëm tregime shumica e të cilave janë të dizajnuara për të imponuar supersticionin. Por, nga shumë fushata të vaksinave ne mund të krijojmë një tregim që na zbulon disa gjëra shumë shqetësuese. Njerëzit kanë qenë të dëmtuar. Dëmi është i vërtetë, mund të jetë i thellë dhe mund të nënkuptoj vdekje. Dëmi nuk është i kufizuar në disa raste siç kemi qenë të shtyrë për të besuar. Në SHBA ka grupe të nënave të cilat kanë dëshmuar në lidhje me autizmin dhe vaksinat për fëmijë. Ata dalin publikisht dhe ngrihen në këmbë në takime. Ata kryesisht janë duke u përpjekur për të plotësuar boshllëkun që është krijuar nga hulumtuesit dhe mjekët të cilët kthejnë shpinën për të gjitha gjërat.
 
Më lejoni t’ju pyes diçka. Nëse ju merrni një fëmijë, të themi në Boston dhe ju e rritni atë fëmijë me ushqim të mirë ushqyes, ushtrohet çdo ditë dhe duhet nga prindërit e tij si dhe ai nuk ka marrë vaksinën e fruthit, çfarë do të jetë statusi i tij shëndetësorë në krahasim me një fëmijë mesatar në B
oston që ha dobët, shikon pesë orë TV në ditë dhe merr vaksinën e fruthit?
 
Mark Randal: Sigurisht këtu ka shumë faktorë të përfshirë por, unë do të vendosja bast për gjendjen shëndetësore më të mirë për fëmijën e parë. Nëse ai merr fruthin kur është nëntë vjet, shanset janë se ai do të jetë shumë më i lehtë se fruthi te fëmija i dytë që mund ta marr. Unë çdoherë do të vendoja bast për fëmijën e parë.
 
Sa kohë keni punuar me vaksinat?
 
Mark Randal: Një kohë të gjatë. Më shumë se dhjetë vjet.
 
Nëse tani shikojmë pas, mund t’ju kujtohet ndonjë arsye e mirë për të thënë se vaksinat janë të suksesshme?
 
Mark Randal: Jo, nuk mundem. Po të kisha një fëmijë tani, gjëja e fundit që unë do të lejoja është vaksinimi. Unë do të largohesha jashtë shtetit, nëse do kishte nevojë. Unë do të ndryshoja emrin e familjes. Do t’u zhdukesha.me familjen time. Unë nuk jam duke thënë se kjo detyrimisht do të ndodh. Ka mënyra se si shmanget sistemi me elegancë, në qoftë se ju dini se si të veproni. Ka përjashtime ku ju mund të thirreni, në çdo shtet, në bazë të pikëpamjeve fetare dhe /ose filozofike. Por, në qoftë se nuk ka zgjidhje tjetër, unë do të largohesha.
 
Dhe ende ka fëmijë kudo që marrin vaksina dhe duken të jenë të shëndetshëm.
 
Mark Randal: Fjala e përdorur është “duken”. Po çka është puna me të gjithë fëmijët të cilët nuk mund të përqendrohen në studimet e tyre? Po në lidhje me fëmijët që kanë zemërim çasti kohë pas kohe? Po në lidhje me fëmijët që nuk i posedojnë mjaftueshëm aftësitë e tyre mendore? Unë e di se ka shumë shkaktarë për këto gjëra por, vaksinat janë një nga shkaktarët. Unë nuk do doja të rrezikoj. Unë nuk shoh asnjë arsye për të rrezikuar. Dhe sinqerisht, unë nuk shoh asnjë arsye për të lejuar qeverinë të ketë fjalën e fundit. Mjekësia qeveritare është nga përvoja ime, shpesh kontradiktore në këtë drejtim. Ju mund të merrni njërën apo tjetrën, por jo të dyjat.
 
Kështu që, vijmë deri në atë nivel të lojës së kënaqshme.
 
Mark Randal: Po. Lejoni ata që duan të marrin vaksinat. Lejo disidentët që të refuzojnë marrjen. Por, siç thashë më parë, nuk ka nivel të kënaqshëm të lojës nëse terreni është i mbushur me gënjeshtra. Dhe, kur bëhet fjalë për foshnjat, duhet që prindërit t’i marrin të gjitha vendimet. Ata prindër kanë nevojë për një dozë të rëndë të së vërtetës. Çfarë është puna në lidhje me fëmijën për të cilin fola i cili vdiq nga vaksina DPT? Nga cilat informacione kanë vepruar prindërit e tij? Unë mund t’ju them se kanë qenë shumë të ngarkuara. Nuk kanë qenë informacione të vërteta.
 
Njerëzit nga departamenti mjekësorë për marrëdhënie me publikun në bashkëpunim me shtypin, i trembin prindërit deri në vdekje me skenare të tmerrshme rreth asaj se çfarë do të ndodhë nëse fëmijët e tyre nuk do ti marrin vaksinat.
 
Mark Randal: Ata e bëjnë të duket si krim nëse refuzon vaksinat. Ata e barazojnë atë me prindër të këqinj. Kundër kësaj duhet luftuar me informim më të mirë. Kjo është gjithmonë një sfidë e madhe për ti kundërshtuar autoritetet. Dhe, vetëm ju mund të vendosni nëse do e bëni një gjë të tillë. Kjo është përgjegjësia e çdo personi për të marrë vendimin e tij. Karteli mjekësorë e pëlqen këtë bast. Ata vënë bast se frika do të fitojë.
 
Jon Rappoport
 
http://educate-yourself.org/cn/rappoportinterviewvaccineresearcherjan2002.shtml –

http://portalb.mk/100644-interviste-me-ish-hulumtuesin-e-vaksinave/

Artikulli paraprakSi ta eliminojmë sa më shpejt dhjamin e barkut?
Artikulli vijuesThaçi (s)mund të arrestohet nëse shkon në Beograd