Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 56 vota për, 1 kundër dhe me 4 abstenime kanë votuar Blerim Shalën ish-deputetin e AAK-së si koordinator në delegacionin e Qeverisë së Kosovës për bisedime me Serbinë. Ky propozim është bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Nait Hasani ishte kundër propozimit që Blerim Shala ta ketë pozitën e koordinatorit.
“Nëse duam t’ia japim një rrogë ai e ka një të kuvendit. Edhe kryeministri një ditë tha se njerëzit që kanë bo dashni me partitë e tjera nuk kanë vend, andaj cila është arsyeja ta votojmë”, tha Hasani.
Për këtë çështje u përgjigj kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Deputeti është deputeti ynë dhe dihet ku e merr pagën. Ju kisha lutë për votim”, deklaroi Veseli.
Gjatë seancës parlamentare deputetët votuan Sabrie Abazin me 63 vota, si kryesuese të Komisionit Shqyrtues të Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim.
Mungesa e opozitës në seancën parlamentare bëri që të mos votohet për emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.kohaislame