I suspenduari në MPB, emërohet menaxher në Ujësjellësin “Prishtina”

Ish-drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Islam Caka, ishte shpallur falsifikator në vitin 2013 nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas dënimit, MPB-ja e kishte vënë një kohë në pozitën e drejtorit në Departamentin e Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, e më pas e ka caktuar si koordinator të Njësisë për Monitorim dhe Evoluim të Strategjive Nacionale.

Caka ishte suspenduar për dy vjet nga puna e tij, por në këtë periudhë kishte marrë pagë të rregullt.

Keqmenaxhimi, mosrespektimi i ligjit dhe shkeljet e parimeve të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës nuk kanë dalë të jenë pengesë për Islam Cakën, që vitin e kaluar të zgjidhet menaxher i Administratës në Ujësjellësin “Prishtina”, transmeton lajmi.net.

Në vitin 2009, me një vendim nr. 409/2009, ishte transferuar nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku ka punuar deri më datën 30.06.2014.

Artikulli paraprakLajm i Fundit: Hoxhë Sadullah Bajrami është shëndoshë e mirë – disa media gënjejnë
Artikulli vijuesVideo: Vodhën djathë me vlerë 785 mijë euro, pranga 2 shqiptarëve