Microsoft Lumia 940 vjen me ekran 5.2-inç

Kompania Microsoft pritet të prezantojë smartfonët e rinj me platformën Windows Phone gjatë muajve të ardhshëm, edhe pse nga kjo kompani më së paku priten smartfonët e klasës së mesme, ndërsa tani Microsoft është duke përgatitur edhe disa modele të klasës së lartë.
 
Të ashtuquajturit Lumia 940 dhe Lumia 940 XL, smartfonët e rinj do të kenë procesorë më të fuqishëm dhe sistemin operativ Windows 10 for Phones.
 
Lumia 940 thuhet se do të ketë ekran 5-inç, por kompania Microsoft ndryshoi mendjen dhe është duke përgatitur ekranin 5.2-inç për këtë smartfon.
 
Lumia 940 XL është një version më i madh se Lumia 940, i cili do të ketë ekranin 5.7-inç, transmeton Koha.net. Raportohet se të dy këta smartfonë do të kenë kamerën e pasme prej 24 MP dhe kamerën e përparme prej 5 MP.
 
Microsoft gjithashtu do të përfshijë edhe disa funksione 3D të ndërveprimit, Iris skanerin dhe mbështetje natyrale për Stylus në të dy këta smartfonë Lumia.
Artikulli paraprak250 mijë veta kanë kërkuar shtetësinë e Liberlandit
Artikulli vijuesLD: Gushinca tentativë për destabilizim dhe prishje të marëdhënënieve ndëretnike