Shqipëri: Ministria e Brendshme hap portal kundër hakerave e xhihadistëve

0
226
Ministri Saimir Tahiri, ka urdhëruar ngritjen e një portali elektronik, ku me anën e të cilit kërkon të luftojë propogandën e hakersave, xhihadistëve dhe pedofilët e internetit. Sulmet e hakerave ndaj institucioneve shtetërore si dhe web-faqet e hapura për qëllime propogandistike xhihadiste, urrejtje fetare e faqe interneti pedofilie, do gjurmohen dhe shkatërohen (mbyllen) nga një supersistem që shumë shpejt do ngrihet nga ministria e Brendshme. Bëhet fjalë për ngritjen e një portali që bllokon të gjitha faqet e internetit me përmbajtje të paligjshme që hapen dhe menaxhohen brenda teritorit Shqiptar.
 
Vendimi për ngritjen e këtij sistemi është marrë nga ministri Saimir Tahiri, kjo pasi shumë web-faqe të institucioneve qeveritare, dhe vetë kryeministria janë sulmuar nga hakera vendas dhe të huaj, duke implementuar propogandën e tyre në këto faqe inteneti.
 
 
​Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbuluar se për këtë portal, ministria e Brendshmë ka harxhuar nga buxheti i saj një shifër prej 112 milion e 500 mijë lekë të vjetra. Mësohet se ky portal që do gjurmojë dhe mbyllë faqet e padëshiruara të konsideruara si të paligjshme, do monitoret nga Agjensia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT). Burimet thanë se për përmbushjen e kësaj kontrate  financiare,i kanë lënë një afat 3 mujor kompanisë, që pritet të përzgjidhet në datën 15 maj 2015.
 
Mbledhja e të dhënave    
Objektivi kryesor i projektit konsiston automatizimin e menaxhimit të sigurisë së shërbimeve të internetit në Shqipëri duke krijuar politika sigurie në vend për menaxhimin e përmbajtjeve të paligjshme online dhe metodave për zbatimin e tyre. Qëllimi i projektit është përmirësimi i shërbimeve të ofruara nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT), duke krijuar dhe zbatuar një platformë për të mbledhur në mënyrë efektive të dhëna, të veprojë mbi to dhe të shpërndajë informacion në lidhje me burimet e internetit që paraqesin kërcënime për hapësirën e internetit në Shqipëri,pajisjet e lidhura në të.
 
Zbatimi i këtij sistemi për gjetjen dhe zbutjen e kërcënimeve në internet dhe menaxhimin e faqeve me përmbajtje të paligjshme në Shqipëri do të përmirësojë cilësinë e navigimit në internet duke ofruar një mjedis të sigurtë, do të rrisë kënaqësinë e përdoruesit dhe do të ofrojë vlerë të shtuar të shërbimeve të ofruara tashmë nga ALCIRT. Sistemi do të jetë një ndërfaqe mes ALCIRT, ISP-ve kombëtare dhe palëve të tjera të interesuara për sigurinë e internetit në Shqipëri. Për shkak të natyrës delikate të këtij sistemi,dhe rreziqeve potenciale për të pasur akses të paautorizuar në sistem dhe korruptimit të tij, siguria e projektit ka një rëndësi të madhe.Për pasojë,sistemi që do të zbatohet duhet të zhvillohet në përputhje me parimet e zhvillimit të softëare-it të sigurtë.
 
3 muaj
Burimet thanë se për përmbushjen e kësaj kontrate  financiare,i kanë lënë një afat 3 mujor kompanisë se perzgjedhur!/Shqiptarja