Papa refuzon ambasadorin homoseksual nga Franca në Vatikan

Emërimi i ambasadorit homoseksual nga Franca në Vatikan ka krijuar krizë mes dy shteteve.
 
Ndërsa Papa Françesku duke këmbëngulur për të mos pranuar letrat kredenciale të ambasadorit francez, Laurent Stefanini në Vatikan, edhe Parisi zyrtar nuk ndryshon qëndrimin për emërimin e një ambasadori tjetër.
 
Zëdhënësi i qeverisë franceze, Stephane Foll, tha në një deklaratë pas takimit të Këshillit të Ministrave se: “Franca nuk do ta ndryshojë ambasadorin e propozuar në Vatikan”.
 
Pas zbulimit të skandalit gazeta e njohur Le Canard Enchaine ka shkruar se Papa Françesku ditën e shtunë ka realizuar një takim në Vatikan me kandidatin për ambasadorin e ri i cili është me detyrë aktuale drejtor protokolli në Pallatin Elysee. Gazeta gjithashtu ka njoftuar se Papa vazhdon këmbënguljen e tij për të mos pranuar letrat kredenciale të ambasadorit homoseksual.
 
Stefanini, i cili njihet si njohës i mirë i fesë katolike dhe i cili ka qenë me detyrë më parë në Vatikan para se ai të emërohej në drejtorinë e protokollit në Pallatin Elysee, në vitin 2010 ai ka qenë me detyrë në departamentin e çështjeve fetare në Ministrinë e Jashtme.
 
Vatikani gjithashtu pati kundërshtuar edhe miratimin e ligjit i cili i jep të drejtën homoseksualëve të martohen dhe të birësojnë fëmijë, ligj ky i cili ka kishte shkaktuar debate të forta në Francë. Ligji në fjalë hyri në fuqi më 17 maj 2013./G.E/.kohaislame
 
Artikulli paraprakGani Xhaka dëshmon sot kundër Ivanoviqit dhe katër të tjerëve
Artikulli vijuesQKUK-ja ka mbyllur Shërbimin e Kardiokirurgjisë