Tirana zyrtare heshtë për ngjarjet e fundit në Maqedoni

Autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë reagim apo koment lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni, sidomos pas incidentit në Gushincë.
 
Burime pranë Ministrisë së Jashtme kanë theksuar për INA se situata po ndiqet me kujdes dhe sidomos pas incidentit në postën kufitare policore në Goshincë në kufirin me Kosovën.
 
“Nuk ka ndonjë reagim zyrtar deri tani, por po ndjekim zhvillimet atje”, kanë theksuar  zyrtarë të MPJ-së në Tiranë.
 
Nga ana tjetër, edhe Qeveria e Kosovës nuk ka pasur ndonjë reagim të qartë sa i përket zhvillimeve të fundit në Maqedoni, ku mediat maqedonase proqeveritare po implikojnë përfshirjen e Kosovës.
 
Këto akuza pasuan edhe përmes reagimit të Ministrisë së Jashtme Ruse, e cila atakoi Kosovën si faktor destabiliteti. (INA)
Artikulli paraprakTërmet i fuqishëm në Nepal, numër i madh i viktimave
Artikulli vijuesMaqedoni: Qeveria e implikuar në sulmin në Goshincë !?