Ky incident ndodhi në afërsi të Ma’ale Adumim, lagjes më të madhe hebreje në Bregun Perendimor
Policia kufitare izraelite vrau 16 vjeçarin palestinez në pikën kontrolluese ushtarake Ez-Zaim, në Jeruzalem, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, Palestinezi banonte në pjesën e Jeruzalemit Lindor. Ata theksojnë se i riu sulmoi policët kufitarë me thikë, në pikën ushtarake e cila shtrihet nga Jeruzalemi deri në Bregun Perëndimor.
Ky incident ndodhi në afërsi të Ma’ale Adumim, lagjes më të madhe hebreje në Bregun Perendimor.