Në një deklaratë për “Jerusalem Post”, Policia izraelite tha se, beson që kjo është një vepër kriminele
Nga shpërthimi i makinës që ka ndodhur sot në lindje të Tel Avivit në Izrael, janë plagosur tre izraelitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të përditshmes “Yedioth Ahronoth”, dy meshkuj morën lëndime të lehta nga shpërthimi, ndërsa i plagosuri i tretë ndodhet në gjendje kritike.
Sa i përket shpërthimit, në një deklaratë për “Jerusalem Post”, Policia izraelite tha se, beson që kjo është një vepër kriminele. Hetimet rreth incidentit janë në vazhdim.