Manchesteri në garë për Gersonin

Manchester Unitedi është futur në garë për mesfushorin brazilian Gerson, përcjell tabloidi “The Sun”.
 
Mësohet se Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për ta transferuar Gersonin në “Old Trafford” në fund të këtij edicioni. 
 
Gerson 17-vjeçar është pjesë e skuadrës braziliane Fluminense dhe po vlerësohet si talenti më i madh i futbollit në Brazil, transmeton Koha.net.
 
Ai është produkt i akademisë së Fluminenses dhe në fund të vitit të shkuar është inkuadruar në ekipin e parë.
 
Gerson gjithashtu është pjesë e ekipit U-20 të Brazilit dhe me Fluminensen ka kontratë deri në fund të vitit 2019.
 
Krahas Manchester Unitedit, Gerson përcillet edhe nga Chelsea, Barcelona, Real Madrid e Juventus.
Artikulli paraprakKëshilli i Prindërve thotë s’është koha për grevë në arsim
Artikulli vijuesSimptomat e sulmit të panikut