Të punësuarit në BFI, dëshmitar të incidentit morën ndihmën mjekësore

Të punësuarit në BFI që kanë qenë në vendin e punës gjatë sulmit të grupit të udhëhequr nga Ibrahim Shabani pas 20 orëve vonesë kanë marrë ndihmën mjekësore.
 
Edhe pse të shokuar nga gjendja e incidentit të djeshëm, në BFI ka pasur mundësi të depërtoj vetëm policia e shtetit.
 
Ndërkohë, shefi i kabinetit të kryetarit të BFI-së, Agron Vojnika shkruan në profilin e tij në Facebook për ndihmën mjekësore dhe ankthin që e kanë kaluar gjatë dhe pas incidentit në BFI në Shkup.
 
“Sot morrëm ndihmën mjeksore, pas sulmit të djeshëm kur mbi 50 persona na sulmuan në vendin e punës dhe me dhunë të paparë tentuan të na largojnë. Ndoshta të lënduar fizikisht, por morali dhe vendosmëria janë në nivelin më të lartë”, shkruan mes tjerash Agron Vojnika.
Artikulli paraprakAksidenti i çuditshëm! Ja si vdiq sipërmarrësi i Silicon Valley
Artikulli vijuesSadullah Bajrami: Me dhunë nuk bëhesh Reis