Gjykata Serbe Liroi ish Ushtarin e UÇK-së

Ish-luftëtari i UÇK-së Mark Kashneti u lirua akuzat për krime lufte kundër civilëve në qershor 1999 në qytetin e Prizrenit pas dyshimeve që u ngritën mbi një fotografi inkriminuese.
 
Në seancën e saj përfundimtare ditën e martë, Gjykata e Apelit me bazë në Beograd e deklaroi Kashnjetin jo fajtor për torturim dhe trajtim çnjerëzor të dy civilëve serbë në qytetin e Prizrenit në Kosovë më 14 qershor 1999.
 
“Nuk u vërtetua që i akuzuari Mark Kashneti kreu në bashkëpunim krime lufte kundër civilëve,” tha Gjykata e Apelit.
 
Prokuroria e kishte bazuar një pjesë çështjes së saj kundër Kashnjeti te një fotografi e cila i është dhënë zyrës së prokurorit serb për krime lufte nga viktimat.
 
Prokuroria pohoi se fotografia tregonte Kashnjetin dhe tre luftëtarët e tjerë të UÇK-së duke rrahur dy njerëz me qytë çifteje, të cilët i kishin duart të lidhura pas shpine.
 
Gjykatat e apelit megjithatë vendosi se provat e paraqitura gjatë gjyqit nuk tregonin me siguri se Kashneti ishte personi në fotografi.
 
“Në mungesë të provave të drejtpërdrejta të cilat do të tregonin me dyshim ose me siguri të plotë se i akuzuari është personi në foto dhe autori i veprës penale, kjo gjykatë arrin në përfundimin se ka ka dyshime,” u tha në vendimin e gjykatës.
 
Kashneti u dënua fillimisht me dy vjet burg në nëntor të vitit 2012. Çështja më pas u rigjykua pas një apeli dhe ai u burgos dënua me dy vjet burg në qershor të vitit 2013, por ky vendim u hodh poshtë nga vendimi i Gjykatës së Apelit ditën e martë, i cili tani është i formës së prerë.
 
Policia serbe e arrestoi Kashneti në vendkalimin kufitar të Merdares, në jug të vendit, në prill të vitit 2012.
 
Arrestimi u kritikua në Kosovë, sepse ai u perceptua të ishte i motivuar politikisht.
 
Pas arrestimit të tij, Këshilli për të Drejtat e Njeriut dhe Lirisë nga Prizreni tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë pasi nuk kishte prova se Kashnjeti ka qenë anëtar i UÇK-së apo se ka kryer ndonjë krim lufte.
Artikulli paraprakEskalon protesta, forcat policore shpërndajnë protestuesit
Artikulli vijuesErdogan: Turqia e fuqishme është shpresë për rajonin