Gjykata Themelore Shkupi II, si gjykatë e shkallës së parë, ka vendosur në favor të paditësit, Bashkësisë Fetare Islame, duke lëshuar masën e përkohshme, e cila i obligon të paditurit Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani dhe Skënder Buzaku, menjëherë pas pranimit të këtij vendimi, të kthejnë hapësirat zyrtare në rrugën “Samoilova 43” në Shkup, objektin e selisë së BFI-së, si dhe vulat e këtij institucioni, paditësit. Po ashtu, përmes këtij vendimit, personave të sipërpërmendur iu ndalohet të kryejnë ndonjë pengesë të ngjashme, në pronësinë e paditësit, kreut të BFI-së. Vendimin mban firmën e gjykatëses Keti Germanova. Sipas vendimit, kjo masë e përkohshme është aktualisht në fuqi. Ankesa e mundshme kundër këtij vendimi, nuk e anulon kurrsesi zbatimin e këtij vendimi. Duke parasysh përmbajtjen e padisë, kërkesën e paditësit si dhe synimet e theksuara në propozimin për masat e përkohshme, njëkohësisht pas ekspertizës së situatës, marrjes në konsideratë të dëshmive të dorëzuara me padinë, Gjykata vendosi që personat e paditur të lëshojnë urgjent ambientet e BFI-së. Alsat-M
You Might also Like
Refugjatja ka tentuar të vetëdigjet në Idomeni
Një refugjatë ka tentuar që të vetëdigjet në rajonin e pikës kufitare greko-maqedonase, Idomeni, njofton…
By
1 Min Read
Gërmonin për ar në xhaminë e Shtipit, 4 të arrestuar
Katër persona, dy maqedonas dhe dy serbë, të cilët po kryenin gërmime pa leje në…
By
4 Min Read
Lëvizja Besa: BDI bëri avancimin e “branitellëve” në ushtri
“Punësimi me kontratë të përhershme në Armatën e Republikës së Maqedonisë të 112 ish-ushtarëve profesionistë…
By
3 Min Read
Zaev: Për Jankullovskën dhe Kotevskin nuk ka qenë me rëndësi vrasja e të riut
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka publikuar audio-incizim në të cilën dëgjohet biseda mes ministres…
By
1 Min Read
Gazetari e pyet Ali Ahmetin a e kalove “Urën e Siratit”? Ja si përgjigjet ai! (VIDEO)
“Nuk kam bë gjynahe për të kaluar Urën e Siratit”, deklaroi Ahmeti, duke bë një…
By
1 Min Read
Ekskluzive: Prishtina liron Demirin dhe Ismailoviqin
Gjykata e krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu dy të akuzuarit kryesorë në rastin…
By
2 Min Read
