Zaev: Për Jankullovskën dhe Kotevskin nuk ka qenë me rëndësi vrasja e të riut

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka publikuar audio-incizim në të cilën dëgjohet biseda mes ministres për Punë të Jashtme, Gordanan Jankullovksa dhe zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotevski, se si akordohen për të lëshuar fotografi më pak të dhunshme në mediume,nga mitingu i VMRO-së, ku ishte vrarë djaloshi i ri Martin Neshkovski.

“Me kontroll të plotë mediale bëjnë skenarë dhe filma nga realiteti. E dimë se nuk ka përgjegjësi, këta njerëz nuk ka njerëzi aspak në brendësinë e tyre. Me gjithë këtë që po ndodhë të gjithë e kemi të qartë se çfarë njerëz po drejtojnë Maqedoninë”, ka thënë Zaev.

“Nga bisedat do ta keni të qartë se jemi peng në shtetin tonë, ku nuk ka sistem, por gjithçka është e dirigjuar nga një grup- nga familja e Nikolla Gruevskit”, ka theksuar Zaev./Almakos

Artikulli paraprakTurqia do t’i mbrojë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare
Artikulli vijuesDita kur u rrëzua idhulli