Ja tmerri i shtëpive të shkatërruara të shqiptarëve në Kumanovë

Banorët kanë hyrë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku është një gjendje tmerruese për shkak të dëmeve të mëdha.

Shtëpi të shkatërruara dhe të demoluara, rrugët e mbushura me gëzhoja plumbash, erë baroti dhe erë mbeturinash, dëme të tjera materiale, dyqane të demoluara janë disa nga fotografitë rrënqetëshe në këtë vendbanim të banuar me shqiptarë në qytetin e Kumanovës.

Banorët kanë vizituar dhe parë me lotë në sy shtëpitë e tyre, ndërsa ata që u janë dëmtuar plotësisht shtëpitë informohet se janë strehuar jashtë vendit.  Nga ana tjetër qytetarët shprehin shqetësime dhe apelojnë që të ndriçohet gjithçka lidhur me dëmin që kanë pësuar dhe skenarin që ndodhi në vendbanimin e tyre.

“Kjo është shtëpia e fqinjve të mi dhe është e dëmtuar plotësisht.  Kjo është e paparë që ka ndodhë dhe një tmerrë i vërtetë që nuk ka ndodhur as në luftëra më të ashpra. Nuk dijmë çfarë fati do të pësojmë dhe a do të vijë dikush në ndihmën tonë”, theksoi një banorë i Lagjes së Trimave.

Një pjesë e madhe e banorëve nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe se mësohet se pjesa më e madhe e tyre nesër do të kthehen pranë vatrave të tyre.

Lagja e Trimave sonte është pa drita, pa funksionim të rrjeteve të tjera që janë dëmtuar nga luftimet dhe se banorët mbeten me shpresë.(INA)

shtepia




Artikulli paraprakÇka duhet ditur nëse konkurroni në Apple?
Artikulli vijuesSnajperisti maqedonas bënë Selfie, teksa shtëpitë e shqiptarëve digjen