Çka duhet ditur nëse konkurroni në Apple?

0
239
Apple është e njohur për vendin e punës më sfidues dhe ngazëllyes, pra nuk është surprizë të dëgjoni se të merrni një punë në Apple nuk është detyrë e lehtë.
Si Google dhe kompanit tjera teknologjike shumë të mëdha, Apple bën pyetje teknike të bazuar në eksperiencën tuaj të mëparshme në punë dhe disa pyetje për tua “testuar” trurin.
 
Ne kemi kërkuar në artikujt e fundit të publikuar nëpër revista, të gjejmë disa pyetje që kandidatët janë pyetur.
Disa (pyetje) kërkojnë zgjedhjen e detyrave të ndërlikuara matematikore, ndërsa të tjerat janë të thjeshta por të mjaftueshme t’ju mbajnë nën ethe:

1. “Më thuaj diçka që keni bërë nga jeta juaj, veçanërisht që jeni krenar me të?”
2. “Përshkruaje një problem interesant dhe si do ta zgjidhnit ju?”
3. “Cilat janë dështimet e tua dhe çka keni mësuar nga to?”
4. “Shpjegoi një 8 vjeçari çka është modemi/ruteri dhe funksionin e tij(modemit/ruterit)?”
5. “Çfarë ju solli juve sot këtu?”
6. “I keni 100 monedha të hedhura në një tryezë, secila në një anë është kokë dhe anën tjetër bisht. 10 janë të kthyera në kokë dhe 90 në bisht. Ju nuk mund ti ndjeni, prekni, ose ndonjë mënyrë që të gjeni nga cila anë janë kthyer. Ndani në dy grupe në mënyrë që të kenë numrin e njejtë në secilin grup?”
7. “Çka dëshironi të bëni 5 vitet e ardhshme?”
8. “Pse dëshironi ti bashkangjiteni Apple-it dhe çka do t’ju mungonte nga puna aktuale nëse Apple ju shkarkon?”
9. “Përshkruaje veten, ka ju ngazëllen juve?”
10. “Si do ta testonit një toster?”
11. “Nëse ne do t’ju punësojmë, çka dëshironi të punoni?”
12. “Janë tre kuri, njëra përmban vetëm mollë, e dyta përmban vetëm portokallë dhe e treta mollë dhe portokallë bashkë. Kutit janë etiketuar në mënyrë të ç’rregullt, në atë mënyrë që asnjë tiketë nuk tregon përmbajtjen aktuale të kutisë që është etiketuar. Hapeni kutin dhe pa shikuar në kuti merreni një frut. Duke e shikuar frutin si mundeni menjëherë të etiketoni kutit korrekt?”
13. “A ju ka ndodhur të mos pajtoheni me menaxherin më parë, dhe si e keni dhënë kundër-argumentin? Ne jemi një shembull konkretë…?”
14. “Pse duhet t’ju punësojm juve?”
15. “A jeni kreativë? Çka është diçka kreative që ju mund të mendoni?”
16. “Çka është më e rëndësishme, të gjeni problemin e konsumatorëve apo ti krijoni konsumatorit një eksperiencë të mirë”
17. “Përshkuani një eksperiencë modeste?”
18. “Dukeni mjaft pozitivë, çfarë gjëra ju “rrëzojnë?”
19. “Më tregoni, si do ti tregonit një konsumatorit se jeni të gatshëm ti ndihmoni vetëm duke e përdorur zërin?”
20. Paramendoni një aplikacion të ngjashëm me iTunes që përmban shumë imazhe të ndenjura një kohë të gjatë, çfarë strategji do të përdornit që të fshiheshin natyrshëm?
21. Nëse u është dhënë një kavanozë me monedha të përziera të drejta dhe të padrejta, ju e nxirrni një jashtë dhe e shikoni 3 herë që ta shihni mirë kokë e bishtë, sa janë shancet të nxirrni një të drejtë apo të padrejtë?
22. Cila ishte dita juaj më e mirë 4 vitet e fundit? Cila më e keqja?
23. Sa fëmijë lindin çdo ditë në botë?
24. Kur hecni nëpër dyqanet Apple si konsumator, çka ju njofton në lidhje me dyqanin/ si jeni ndjerë herën e parë?
25. Nëse keni 2 vezë dhe dëshironi të kuptoni cili është vendi më i lart nga ku mund ti hudhni vezët e që të mos thyhen, si do ta bënit këtë? Çka është zgjidhja optimale?

Përktheu: Nuri Xhezairi