Temperaturat e ulta vënë në rezik jetën e emigrantëve në Gjevgjeli

Temperaturat në Gjevgjeli në orët e vona të natës kanë afruar në 0 gradë. Në kampin e qytetit pamja është dramatike. Një nga një të strukur në grupe të vogla emigrantët janë të mbështjellur me batanije, para se të fillojnë të udhëtojnë drejt perendimit.

E vetmja alternativë për ngrohje janë ngrohëset me gaz që janë vendosur në disa shatore, edhe pse organizatat e huaja dhe të vendit kanë ndihmuar me të madhe, kampin e kanë vizituar edhe avokati i popullit por edhe obdusman nga vende të ndryshme, gjendja është e pandryshueshme.

‘’Ftohtë është për të gjithë, janë të sëmurë, të paushqyer, të pa veshur, kemi këtu edhe volonter, activist e mjek, polic e ushtarë. Autoritetet janë befasuar nga ftohti i dimrit. Në pyetje është se deri kur do mbarojë gjumi dimërorë’’, ka theksuar aktivisti Rexhepi i cili qëndron për të ndihmuar emigrantët në kufi me Greqinë.

‘’Njerëzit mundohen të ndihmojnë, bashkë me ta edhe organizatat joqeveritare dhe personeli i kampit por gjithcka varet nga kushtet. Ka mungesë të batanijeve dhe gjësendeve të ngrohta’’.

Artikulli paraprak“Doverba” apeloi deri te Remenski për një përkujdes më të mirë ndaj refugjatëve
Artikulli vijuesGruevski "ja puthë" Benjamin Netanjahut dorën