Mbreti Abdullah i Jordanisë, të martën vizitë zyrtare në Tiranë

Abdullah II Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë pritet të zhvillojë nesër (e martë, 12 maj) një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
 
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, agjenda zyrtare e kësaj vizite parashikon pritjen zyrtare në Presidencë të Mbretit jordanez, rreth orës 12:40, për të vijuar me takimin kokë më kokë mes dy Presidentëve, për t’u përmbyllur me deklaratën për shtyp, rreth orës 13:50. / Top Channel
Artikulli paraprakVetitë shëruese të manaferrave
Artikulli vijuesPronari çon me pushime në Francë… 6400 punonjës