Për çka biseduan mbreti Selman me Obamën?

Presidenti amerikan, Barak Obama zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Saud, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë mësohet se mbreti Saudit Selman i ka telefonuar Obamës për ti shprehur keqardhjen se nuk ka mundur të jetë në Washington për të marrë pjesë në samitin i cili do të mbahet në Camp David me liderët e vendeve të Gjirit.
 
Mbreti Selman i cili ka konfirmuar se do të dërgojë si përfaqësues të mbretërisë ministrin e Brendshëm dhe Princin pasardhës Muhammed bin Nayif bin Abdulaziz Al Saud me ndihmësin e tij Muhammed Bin Salman, ai ka biseduar me Obamën çështjet që do të diskutohen në bisedime.
 
Të dy liderët kanë rënë dakord në vazhdimin aksioneve në kuadër të luftës kundër kërcënimeve të cilat përballet rajoni dhe nevoja për të punuar ngushtë me vendet e Këshilli të Bashkëpunimit të Vendeve Arabe të Gjirit, për krijimin e kapacitetit të përbashkët në zgjidhjen e konflikteve rajonale.
 
Obama dhe Mbreti Selman gjithashtu kanë diskutuar edhe marrëveshjen gjithëpërfshirëse mes Iranit dhe vendeve P5 + 1 si dhe rëndësinë e verifikimit se programi bërthamor i Iranit është plotësisht me qëllime paqësore.
 
Obama ka mirëpritur shpalljen e armëpushimit nga Arabia Saudite për dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen dhe dy liderët kanë rënë dakord se duhet të diskutohet urgjentisht situata humanitare në Jemen.
 
Dy liderët gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit mes dy vendeve për stabilitetin e rajonit me interesa të përbashkëta dhe në përputhje me angazhimet për prosperitet.
 
Presidenti Obama me 13-14 maj do të mbajë një samit me vendet e Gjirit Arab në Camp David.
Artikulli paraprakSelimi ftohet në Katar
Artikulli vijuesTË RINJTË, MBI 27 ORË NË JAVË I KALOJNË NË INTERNET