Marinsat amerikanë vrasin një djalë pesë vjeçar afgan

Një pesë vjeçar afgan është plagosur të premten në pjesën jugore të Afganistanit, ndërsa më vonë ka vdekur nga plagët në spital, thonë autoritetet në Kabul.

“Trupat gjoja e kanë ngatërruar djaloshin, i cili u është dukur si rebel taleban, në stuhinë e pluhurit në rajonin Shorabak”, tha Omar Zvak, një zëdhënës i guvernatorit të krahinës Helmand.

“Djaloshi është plagosur pas të shtënave, kurse më vonë vdiq në spital nga plagët”, nënvizoi zyrtari shtetëror.

Incidenti ende nuk është konfirmuar nga forca paqeruajtëse ndërkombëtare e NATO-së në Afganistan.

Artikulli paraprakKMDLNJ thotë KEDS po vjedh me letra
Artikulli vijuesAfganistan – Vdesin 9 ushtarë të NATO-së