Muslimanët e Birmanisë largohen nga vendi

Dy barka me myslimanë Rohinga kanë ngecur në perëndim të Indonezisë
 
Pakica e myslimanëve Rohinga, të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj diskriminimit dhe dhunës në Birmani, vazhdojnë të largohen nga ky vend.
 
Dy barka që transportonin rreth 500 mysliman Rohinga në mesin e të cilëve kishte edhe gra e fëmijë, kanë ngecur në cekëtinë në perëndim të Indonezisë.
 
Pakica e komunitetit myslimanë Rohinga në Birmani është njëra prej komuniteteve, e cila ka pësuar më së shumti diskriminim dhe dhunë në botë.
 
Të bezdisur nga politikat diskriminuese myslimanët Rohinga zgjedhje kërkojnë me largimin e tyre nga vendi.
 
Mirëpo ata i presin rreziqet e mëdha gjatë udhëtimit.
 
Dy barka që bartnin rreth 500 myslimanë Rohinga kanë ngecur në cekëtinë në perëndim tëIndonezisë.
 
Ekipet e shpëtimit emigrantët i dërguan në zonën Açe, ndërsa bëjnë të ditur se ishin të lodhur nga uria dhe etja. /trt/
Artikulli paraprakNë Kosovë emigrantë nga Siria dhe Iraku
Artikulli vijuesMatematika moderne në xhamitë e lashta