Egjipt, miratohet kushtetuta islamike

Rezultatet paraprake tregojnë se 63 % e egjiptianëve kanë miratuar kushtëtutën e re të vendit.

Rezultatet zyrtare do të publikohen të hënën, pasi të jenë shqyrtuar të gjithë ankesat.

Nëse do t’i kalojë keto, atëhere zgjedhjet e reja paralamentare do të zhvillohen brenda tre muajsh. Përkrahësit e Mohamed Mursit thane se kushtetuta e re do te garatojnë demokracinë dhe do të ktheje stabilitetin në Egjipt.

Pjesemarrja në votime u vleresua në 30 %. Opozita tha se procesi që u shtri në dy raunde është shënuar nga abuzimet.

Sipas anetareve te saj, shkeljet në raundin e dytë përfshinin; hapjen e qendrave të votimit më vonesë apo përpjekjet e islamikeve që përpiqeshin të ndikonin tek zgjedhjesit.

“Vllazëria Myslimane” që mbeshtet Mursin dhe kushtetuten e re deklaroi të dielën se mbi 70% e votuesve e kishin aporvuar dokumentin themeltar te vendit.

Opozita, “Fronti per Shpëtimin Kombetar” pranoi se vota “Po” kishte triumfuar, duke nenvizuar faktin se thuajse gjysma e popullsise e kishte kundershtuar.

Kritiket thone se kushtetuta nuk mbron lirite dhe te drejtat e njeriut, te cilat egjiptianet synuan pas rrezimit te Mubarakut.

Ata akuzojne presidentin se permes tekstit favorizon islamiket dhe nuk mbron te drejtat e grave apo te krishtereve, qe perbejne 10% te popullsise.

Disa ore perpara perfundimit te votimit, zv/presidenti Mahmud Mekki dha doreheqjen. Ish-gjykatesi deklaroi se “natyra e politikes se Egjiptit nuk pershtatet me formimin e tij profesional”.

Gjate ketyre muajve te fundit, shtate nga 17 keshilltaret e presidentit kane dhene doreheqjen. Te shtunen u votua ne 17 provinca, ku procesi nuk u zhvillua në raundin e parë, me 15 dhjetor. Të pakten 25 milione zgjedhes moren pjese.

Artikulli paraprakPolicja afgane vret oficerin USA
Artikulli vijuesOmer Satin u vra nga ortakët shqiptarë?