Edita Bytyqi nga Çairi fituese e “Olimpiades Nderkombetare” në Teksas

Teksas, 18 maj-Edita Bytyqi nga Çairi, nxënëse e vitit të dytë në Kolegjin privat “Jahja Kemal’- Butel, Shkup nga data 7-11 maj, 2015 mori pjesë në I-SWEEEP, Olimpiadë Ndërkombëtare për projekte në fushën e energjisë, inxhinierisë dhe mjedisit për një planet të qëndrueshëm, që u mbajt në Hjuston, Teksas, SHBA.
 
Projekti i Editës me titull “Horse Chestnut and Wild Lettuce for less Heavy Metals in Drinking Water” (Gështenjat e egra dhe lakra e egër për zvoglimin e sasisë së metaleve të rrënda në ujë të pijshëm), fitoi vendin e parë dhe u dekorua me Medalje të Artë.
 
Në këtë Olimpiadë garuan 427 projekte të kualifikuar nga 67 shtete dhe u shfaqën në Qendrën e Konventës George R. Brown, Hjuston. Afër 600 nxënës të shkollave të mesme dhe 300 profesorë nga e gjithë bota udhëtuan për në Hjuston për këtë ngjarje të shquar. Finalistët që kanë konkuruar janë zgjedhur në I-SWEEEP duke fituar një çmim të lartë në panaire shtetërore apo shkencore kombëtare në vendet e tyre përkatëse.
 
Nga Maqedonia u nominuan edhe dy projekte tjera, një nga Velesi dhe një nga Strumica. Pjesëmarrësit patën mundësi që të takohen me nxënës të tjerë nga vende të ndryshme të botës, duke parë se ata nuk janë të vetëm në përkushtimin e tyre për të gjetur zgjidhje për problemet e qëndrueshmërisë së globit.
 
Përndryshe, Edita Bytyqi edhe vitin e kaluar morri pjesë në INESPO, Olimpiadën Ndërkombëtare të Projekteve për Mjedis më të Qëndrueshëm Jetësor, që u mbajt në Hag, Holandë dhe vitin e kaluar fitoi Medalje të bronztë e cila në mënyrë finansiare u mbështet dhe nga kryetari i Komunës Çair z.Izet Mexhiti. Njëkohësisht fitoi bursë të plotë për shkollim në Kolegjin “Jahja Kemal” me anë të provimit pranues.
Artikulli paraprakHistoria e Xhamisë Al-Aksa
Artikulli vijuesPakti i Medines