Kopshtet në shishe

Kopshtet në shishe janë një ekosistem autonom i cili mund të mbijetojë edhe pa ujë dhe pleh organik, mjafton që të ketë dritë që të aktivizohet procesi i fotosintezës. Kjo lloj teknike është përdorur që nga vitet ‘800 botaniku anglez me emrin Ward, i cili për të sjellë bimët nga vendet koloniale si India dhe Amerika i mbillte në shishe qelqi. Kemi të bëjmë me një miniserrë të vogël por në diferencë që në këtë rast ka një mundësi vetëujitëse. Duke qenë se ambienti është i mbyllur hermetikisht mundësohet krijimi i ciklit të shiut duke i dhënë mundësi bimës për mbijetesë
 
Elementët
– Bimët, të përshtatshme janë ato që qëndrojnë në vende të lagura.
– Një vazo të madhe transparente.
– Tapa që mbyllet vazoja pasi duhet mbyllur hermetikisht.
– Argjilë ose qymyr druri.
– Toka e pasur me pleh organik por i pastruar nga barërat e këqij.
– Një gyp
– Një shiringë të madhe ose shishe sprei për ujin
Realizimi
Mbjellja e bimës bëhet njëlloj si për të gjitha lulet dhe bimët e tjera. Pasi ujitet bima mbyllet tapa hermetikisht dhe vazoja vendoset në një ambient të brendshëm me dritë të shtëpisë dhe jo të marrë rrezet direkte të diellit. Pas disa ditësh ambient do të mbushet me bulza uji çka tregon se procesi ka filluar normalisht. Kjo copëz e natyrës “e mbyllur” në shishe mund të jetojë për disa breza, deri edhe në 50 vjet.
Artikulli paraprakKultivimi i Preshit (Purrinit) dhe të mirat e tij shëndetësore
Artikulli vijuesTorturat e maqedonasve: Gjëra që mendja e njeriut s’mund t’i paramendojë, të burgosurit kërkojnë vdekjen…