Zbulohen 175 vetura pa doganë

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, respektivisht Njësia rajonale e autokrimeve, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminale, ka realizuar në dy ditët e fundit një plan operativ të koduar “Pasat 2015”, me ç’rast janë kontrolluar disa lokacione të ndryshme, në të cilat kryesisht ushtrohet veprimtaria e shitblerjes së automjeteve dhe pjesëve të tyre.
 
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, gjatë kontrollit janë identifikuar 175 vetura të çmontuara, dokumentacioni i të cilave nuk figuron në sistemin e rregullt të obligimeve doganore. “Ky plan operativ është zbatuar gjatë dy ditëve të fundit përmes kontrollit në disa lokacione të ndryshme. Hetuesit policorë do të vazhdojnë hetimet për verifikimin e prejardhjes së këtyre veturave, përkatësisht statusin e tyre, shtetet prej nga kanë ardhur, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar, përmes ILECU në Prishtinë”, tha Zahiti.
 
Veturat e identifikuara gjatë operacionit të Policisë, dyshohet të jenë importuar nga shtetet evropiane. Po ashtu, poseduesit e tyre dyshohen për shmangie të obligimeve doganore.
 
I gjithë dokumentacioni i veturave që është gjetur te personat në posedim u është dorëzuar autoriteteve doganore për procedurë të mëtutjeshme, shkruan gazeta Zëri.kohaislame
Artikulli paraprakKryetari i Liberland arrestohet në shtetin që sapo e krijoi në Ballkan
Artikulli vijuesKMDLNJ: Ndrecaj dhe Beg Riza u vranë pasi u dorëzuan