Ekskluzive: Në Kosovë po përgatitet një aksion i ngjashëm me atë të Kumanovës

Prokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Ali rexha, ka paralajmëruar se një rast i ngjashëm me atë në Kumanovë mund të përsëritet edhe në Kosovë. Këto komente ai i bëri në një intervistë të shkurtër për Radio Televizionin e Kosovës.
 
Rexha sqaroi se i ka ardhur një kërkesë me shkrim nga ana e familjarëve të vrarëve në Kumanovë, për përsëritjen e obduksionit, pasi që familjarët e të vrarëve nuk i besojnë objektivitetit të institucioneve të Maqedoni.
 
“Sot më kanë ardhur nëntë kërkesa të familjarëve, të nëntë personave që kanë pësuar me jetë në rastin e Kumanovës me 9 dhe 10 maj të këtij viti. Të gjithë këta persona kanë dhënë kërkesë me shkrim te unë, që me i dhënë urdhëresë departamentit të mjekësisë me i bërë obduksion edhe njëherë, për arsye se ata dyshojnë në objektivitetin e institucionit përkatës në Maqedoni”, u shpreh Rexha.
 
Ai paralajmëroi se një rast i ngjashëm si në Kumanovë, por përgatitet që të ndodh edhe në Kosovë, por pa dhënë informacione.
 
“Unë po merrem me një rast më herët se që ka ndodhur në Kumanovë, me një rast shumë të rëndë që pritet me ndodh në Kosovë. Mirëpo jemi në vazhdën e hetimeve dhe nxjerrjes së provave materiale lidhur me ato. Ne si shtet ligjor do ta pengojmë atë vepër penale, mirëpo jemi duke përcjell se kush është i përfshirë në atë rast edhe çka po duan konkretisht me bo”, shtoi prokurori Rexha.kohaislame
Artikulli paraprakKMDLNJ: Ndrecaj dhe Beg Riza u vranë pasi u dorëzuan
Artikulli vijuesForcat e Armatosura gjermane vendosin të punësojnë imamë për muslimanët në ushtri