Ish anëtarja e “Dëshmitarëve të Jehovait”: Ky sekt të shkatërron jetë

Një vajzë britanike që kërkoi të ruajë anonimatin guxoi të tregojë eksperiencën e saj negative në organizatën fetare “Dëshmitarët e Jehovait” dhe e bëri duke mbajtur një fjalim para shokëve të saj të klasës, informon “The independent”.
 
Vajza tha se dëshmitarët e Jehovait i mësuan se të gjithë personat që nuk i përkasin organizatës fetare, madje dhe babanë e saj, i priste armagedoni.
 
Vajza në fjalim e saj gjithashtu theksoi statusin inferior që kanë femrat në krahasim me meshkujt në hierarkinë e organizatës. “Ata i ndalojnë femrat që t’u japin mësime meshkujve. As nuk mund të mbajnë një fjalim para tyre ashtu siç po e bëj unë sot. Femrat nuk duhet të vënë në dyshim asnjë nga vendimet e meshkujve”, tha vajza.
 
“Kjo fe shkatërron jetë dhe familje dhe e bën pothuajse pa kontroll, sepse anëtarët e organizatës janë realisht të zotë t’u mbyllin gojën atyre që i braktisin”, përfundon ajo. 

Kjo fe, ka përhapur misionarët e saj në gjithë trevat shqiptare, ku ata lirshëm propagandojnë fenë e tyre, duke u shfaqur në sheshe dhe shtëpi për shtëpi./Dita/KohaIslame

“>

Artikulli paraprakZaev: Shtatë shqiptarët e pafajshëm po qëndrojnë në burg për rastin "Monstra"
Artikulli vijuesNë pranga prifti pedofil, shkroi Bibël “pornografike” me fëmijë